• |
ide | kryesore

Ministri i Sportit në Itali kërcënon Serie A: “Akord për protokollin e Figc ose mbyllim kampionatin”

Sport



“Në këto ditë komiteti teknik shkencor po takohet me Federatën italiane të futbollit (Figc) për të diskutuar për protokollin. Nëse do të gjendet një mirëkuptim, atëherë stërvitjet mund të nisin e ndoshta edhe kampionati. Përndryshe do të jetë qeveria që do të dekretojë mbylljen e kampionatit. Do të marrim përgjegjësitë tona, do të bëjmë të mundur që futbolli të ketë sa më pak dëme të jetë e mundur”. Kështu është shprehur Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, në ‘Mi manda Raitre”.

“Jemi në pikën në të cilën duhet të japim një apel për Lega Serie A për të mbyllur polemikat e përplasjet. Unë mendoj që futbolli duhet të jetë një mjet loje, pasioni, e jo të na ndajë”, ka bërë apel Spadafora, para se të japë paralajmërimin e fundit për Federatën. Pa mirëkuptim mbi protokollin për sigurinë e lojtarëve për rinisjen, do të jetë Qeveria – si ndodhi në Francë – që do ti japë fund sezonit. Në rastin më të keq do ndodhë ajo që dyshonte presidenti i Figc, Gravina, që vetëm të mërkurën në mbrëmje deklaroi “nuk do të firmos, por për mbylljen e kampionatit do të na imponohet Qeveria”. E kështu do të jetë pa akord…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *