• |
ide | kryesore

Moderatorit i zbulohet tradhëtia në televizion, në sfond i shfaqet e dashura

Paparazzi, Slider



Shumë prej nesh që kanë punuar nga shtëpia në këtë kohë karantine, do kenë qenë pjesë e ndonjë incidenti deri më tani, ku gjatë video konferencave apo mbledhjeve në “Zoom”, mund të jenë ndërprerë nga fëmijët ose partnerët që nuk kanë pasur dijeni për lidhjen direkte. Por të paktën nuk kemi qenë në vendin e moderatorit spanjoll, Alfonso Merlos. Këtij të fundit i është zbuluar tradhëtia ndaj së dashurës, kur gjatë një lidhje live nga shtëpia e tij, në sfond i është shfaqur një vajzë tjetër nudo. 41-vjeçari ishte duke raportuar një lajm në stacionin “Estado de Alarma” nga shtëpia, kur një grua, e cila ishte pothujse e zhveshur tërësisht, shfaqet në sfond dhe kapet nga kamera.

Publiku i vëmendshëm vuri re se ajo nuk ishte e dashura e tij, ylli i Big Brother-it spanjoll, Maarta Lopez, por gazetarja 27-vjeçare Alexia Rivas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *