• |
ide | kryesore

Në janar e donte Mourinho, tani tërhiqet nga loja 24 vjec: “Presioni më terrorizonte”

Sport



Të tërhiqesh nga futbolli profesionist në moshën 24 vjecare është një dramë. Nuk është një zgjedhje e zakonshme, sidomos për dikë që duket se e kishte karrierën në ngritje. Ted Smith ishte deri pak muaj më parë një nga portierët e Southend e për pak nuk përfundoi tek Tottenham. Sipas asaj që bën të ditur AS, në fund të janarit anglezi ishte në shënjestrën e Mourinho për të përforcuar organikën. Por në fund nuk u bë asgjë e, pas vitesh vuajtje, Smith vendosi të varë këpucët në gozhdë. Por jo për dëmtim. Dhimbja që ndjente vinte nga brenda. Nga terrori se mund të gabonte, në një rol në të cilin gabimi më i vogël mund të jetë fatal për ndeshjen.

Si tregoi Daily Telegraph, nuk kishte zgjidhje tjetër. “Nuk isha vetvetja. Nuk zbavitesha më. Adhuroj futbollin e stërvitjet, por presioni i ndeshjeve më terrorizonte. Mu desh shumë kohë të merrja këtë vendim. Në kokë mendoj cfarë do të thonë njerëzit, që po lë një punë që është ëndërr e të gjithëve. E besoj është pjesa më e komplikuar”. Për të, i rritur në akademinë e klubit, vetëm 32 ndeshje në karrierë e një vetëm sezonin e kaluar. I gjithë faji i ankthit në rritje, që shkaktohet nga presioni. “Kur luan duhet të zbavitesh. E provova shumë herë, por nuk ia dola. Kam frikë prej shumë kohe kur zbres në fushë e nuk arrij ta kaloj”.

Një problem që social netëork vetëm sa e amplifikojnë. “Pas ndeshjeve rrija gjithnjë të shihja rrjetet sociale për të parë cfarë thoshin njerëzit. 90% e herëve nuk thoshin asgjë, por shihja gjithnjë dy ose tre komente negative pas një ndeshje të keqe e përqendrohesha aty”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *