• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Terroristi nga Taxhikistani do vriste një biznesmen në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Personi i arrestuar nga Antiterrori ne Tiranë një 24-vjeçar nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e organizatës terroriste ISIS, lanifikonte te kryente vrasjen e nje personazhi te rendesishem. Ai u vu në pranga pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti një javë më parë. Taxhiku është identifikuar si Komron Zukhurov.

I shumëkërkuari nga Gjermania ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit më 17 shkurt të këtij viti, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim. Burimet thanë se OPERACIONI i koduar me emrin “Vizitori” u finalizua me prangosjen e tij dje në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas burimeve 24-vjeçari strehohej në një familje bashkëkombësish në zonën e Laprakës ne Tiranë.

868c287d 373f 429e 8d7c 7f322be06964
Komron Zukhurov

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale të “Pjesëmarrjes në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate te themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të shtetit islamik.

Në datë 15 Prill Gjermania goditi grupin terrorist. Autoritetet në Berlin theksuan se njëri nga anëtarët e celulës, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një sulm në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.

Ravsan.B kishte folur në telefon me një klient të panjohur nga një celular me numër suedez. Në fillim të janarit 2019, klienti i panjohur pyeti me mesazh zanor taxhiku Ravsan B. nëse mund të vriste dikë për të. Bëhej fjalë për “varrosjen e një njeriu të ndyrë”.

Ravsan B., një refugjat nga Taxhikët në Wuppertal, ra dakord kështu që të vriste një biznesmen shqiptar. Hetuesit që e vlerësuan celularin e tij muaj më vonë, janë të bindur për këtë. Për këtë arsye Ravsan B. do të paguhej 40,000 dollarë për vrasjen. Gjysma e parave janë “për vëllezërit”, dëgjohej të thuhej në përgjimet që iu gjeten të arrestuarit Ravsan.B. Mesa sa duket nënkuptonte “Shteti Islamik” (IS) në Siri ndërsa pjesën tjetër si duket dëshironte ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani.

Autoritetet gjermane thanë se terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri. Prokuroria e përgjithshme sqaroi se Ravsan B. ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Sunatullokh K. për të kryer sulmin, por ata dështuan.

Hetimet treguan se nga 6 anëtarë të grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri. Katër anëtarë të grupit janë tashmë në pranga. Ata synonin të godisnin bazat e Forcave Ajrore Ushtarake Amerikane në Gjermani, por edhe individë të caktuar. Të gjithë anëtarët e bandës kriminale i janë bashkuar ISIS-it në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime. /Vizion+



4 Comments

  1. Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Komron Zukhurov, terroristin e arrestuar një natë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve, terrosisti i arrestuar sot në Tiranë është i afërm i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, së fundmi Asllan Dogjani.

  2. Nese do te haje kojen e vet kryerilindasi le te pranoje refugjate siriane e afgane, por jo te vendosi per fatet e nje popull te tere me bythen e ulur ne karigen e perkoheshme te pushtetit!

  3. Nuk paska patur terroriste ne shqiperi, per te vrare nje biznesmen, por e paskan gjetur nga Taxhikistani,,,,,, kjo sipak e stisur,,, sepse ketu vrasin ne Durres, e nuk e gjejne, vrasin ne Elbasan, nuk dihet,,,, pra i kemi me shumice terroristet e paguar qe i duhen dikujt per veprim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *