• |
ide | kryesore

Plas në PS/ Balla i përgjigjet Bushatit: Mbajte një diskutim patetik si i Grida Dumës

Lajme, Të fundit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje deputetit të PS-së, Ditmir Bushati që nga foltorja e Kuvendit kundërshtoi marrëveshjen e qeverisë për Porto Romanon duke i dhënë më shumë favore publike koncesionarit provat. Sipas Bushatit kjo është e papranueshme pasi këtë shërbim e kryen edhe Porti i Durrësit. (LEXO KETU)

Por Balla iu përgjigj se kontrata e koncesionit është e miratuar 6 vite më parë me konsensus të Kuvendit dhe të qeverisë, ku Bushati ishte ministër.


“Sot Kuvendi po shqyrton shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi që edhe në atë kohë që u miratua ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga gjithë kuvendi dhe nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu.

Unë nuk kam qenë anëtar I qeverisë, kam qenë gjithmonë deputet dhe gjërat i shoh njëlloj. Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, që “i shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk më pëlqen nga brenda”.

Ndaj dua të sqaroj se kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin se kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat e ka nevojë të bëjë ndryshim kontrate, se gjoja në interes të njerëzve është për të bërë lajmin e ditës. Shtesa e kontratës në Porto Romano është domosdoshmëri për ta çliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët e ndryshëm” – tha Balla. ©LAPSI.al

18 Comments

    1. Kur behet debat brenda ps lapsi e quan plasje. Kur ndodh te pd lapsi e quan demokraci. Standart lapsash dhe ngjyrash.

  1. Ky rast eshte tipik korrupsion i nivelit te larte, kapje shteti. SPAK, nese ekziston, kete duhet te ndjeke dhe hetoje. Ligje te cilat transferojne para publike ne xhepat e te treteve (oligarkeve), dhe ne xhepat e tyre, kuptohet.

  2. Fjala e socialistit Ditmir,eshte nje me shume nga moria e gjithe atyre qe deri me sot kane folur mbi shtetin e kapur nga bandat dhe krimi,nga hajdutet qe nuk kane te ndaluar ne asnje moment per te mbushur xhepat e tyre ne forme thesi te madh fare !!!Po tani rilindas,Ditmiri çfare eshte ?Agjent Amerikan,i pd-se,i Bashes ?Ua tha troç qe populli eshte shume keq,katasteofe,dhe ju vidhni,pa piken e ndrojtjes !Drejtesia e re,nje turp i madh,bashkepunetore ne krim njesoj si qeveria pa breke e edvin rames dhe zuzkave cicelopa !!!

  3. Po te ishte koha Xhaxhit , shoku Taulant do te jepte vete pretencen per pushkatim te shokut

    Ditmir e familen internim ne kenetate Karavastase.

    Thene ndryshe meqenese Ditmiri eshte pasardhes i Kara Mahmut pashe Bushatlliut atehere

    Sulltan Rama do do ta shpallte me ferman Kara-Ditmir cka do te thote ne turqisht Ditmiri i Zi

    qe nenkupton eleminimin e tij.

    ta shpallte

  4. Qelbs qeveria ka dhene tender 5.500.000.€ per lehtesim te oligarkeve te naftes ne porto romano. 2 km rruge e drejt fare teren fushor me nje kalim. pra per interes te oligarkeve por jo te njerezve.

  5. Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Komron Zukhurov, terroristin e arrestuar një natë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve, terrosisti i arrestuar sot në Tiranë është i afërm i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, së fundmi Asllan Dogjani.

  6. Ne c’do faqe po ishkruan -kujtimet e vegjelise-ky pidhi i kurves -mavi-.O moter dhe grua qire a ka lidhje kjo brockulla qe ke shkruar ne lidhje me ate cka eshte shkruar ketu ne kete shkrim.

  7. Po ambasadorja amerikane,cfare thote,per kete problem??? Megjithese,edhe kur flet (natyrisht ajo flet anglisht),por me gjithe perpjekjet per t’i perkthyer,nuk arrijme te nxjerrim,domethenien e fjales qe thote,Nuk kuptohet fare dhe shikoni edhe rastin e takimit te saj,me Dvoranin.Duke mos thene asgje,perse e paska takuar,na thote vetem se amerika eshte per realizimin e reformes ne drejtesi.Por duke patur parasysh,kontestimet edhe te Presidentit te Republikes,per Dvoranin,takimi i ambasadores amerikane eshte nje konspiracion i veretete.Sepse konspiracion,ne gjuhen shqipe,do te thote,kur fsheh te verteten e nje veprimi,apo problemi.Pse u takua ambasadorja me Dvoranin,kush e kerkoi takimin (kur Dvorani i ka kerkuar edhe me shume kohe,per t’u menduar,per doreheqjen si kryetar i gjykates se larte,mbas shtate viteve,qe i ka perfunduar afati.),cfare u bisedua dhe cili ishte rezultati.Pa hollesira,por esenca e kerkeses se takimit dhe tema e bisedimit,duhet te behen transparente per shqiptaret.Ndersa per amerikanet,eshte ne dore te ambasadores,per t’i njoftuar,ose jo.

  8. Do deshiroja qe qe ti besoja keto qe kan ndodhur midis Bushatit dhe Balles duke mbeshtetur Bushatin por te them te drejten dyshoj shume Se me vjen ndermend Ben Blushi dhe sot eshte dr i Top it Ketyre nuk u besoj fare jane race e peshtire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu