• |
ide | kryesore

Psg kampion, dedikimi i Al-Khelaifi: “Për personelin mjekësor e heronjtë e përditshëm”

Sport



‘Duam ti dedikojmë këtë titull të kampionit të Francës në Ligue 1 2019-2020 të gjithë personelit mjekësor e heronjve të tjerë të përditshëm impenjimin e të cilëve e admirojmë prej javësh. Kuptojmë, respektojmë e mbështesim vendimet e marra nga Qeveria franceze për të ndaluar kampionatin. Shëndeti, si ka thënë gjithnjë qeveria, duhet të jetë prioriteti ynë”. Kështu është shprehur presidenti i Psg Nasser Al-Khelaifi pas zyrtarizimit të ndalimit të Ligue 1 e dorëzimit të titullit kampion skuadrës parisiene, për të nëntën herë kampione e Francës.

“Dua të falenderoj lojtarët, trajnerin, personelin sportiv e mjekësor e të gjithë punonjësit e klubit për punën e tyre të shkëlqyer – shkruhet në mesazhin e Al-Khelaifi – Ky trofe premion impenjimin e tyre të përditshëm. Në këto kohë të vështira, shpresoj që kjo të sjellë lumturi e shpresë për të gjithë tifozët tanë. Mbështetja e tyre e vazhdueshme i lejon klubit të ecë gjithnjë përpara. I falenderoj ngrohtësisht” përfundoi Al Khelaifi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *