• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bomba e Ditmir Bushatit: “Ne jemi të majtë. Mjaft më me oligarkët!

Kryesore, Lajme

“Jemi të majtë, jemi qendër e majtë, mjaft më me Oligarkët”. Kjo ka qenë thirrja e ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati i cili i ka bërë thirrje kolegëve të tij për të mos vazhduar ta bëjnë shqipërinë si Palasa dhe Dhërmiu ku për të jetuar mirë një grusht të pasurish shteti çon rrugën dhe energjinë me taksat e shqiptarëve.

Shkak për shpërthimin e Bushatit është bërë një kontratë koncesionare, “pa garë, pa procedurë dhe pa ligj” që i shtohet Porto Romanos i cili, përveç naftës dhe hidrokarbureve të tjera tashmë merr edhe të drejtën e ngarkim shkarkimit të mineraleve. Duke e parë këtë si një hap tjetër të tradhëtimit të ideve të majta, që e zhvesh nga mundësia e shërbimit një ndërmarrje publike si Porti i Durrësit, Bushati bëri thirrje për ndarjen e politikës nga oligarkia.


“Unë jam njeri që besoj te idealet e qendrës së majtë dhe e dua publiken. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit. Nuk ka pse ARRSH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën privatit. Nuk kanë pse të pagujanë taska shqiptarët e zakonshëm të këtij vendi dhe të gjithë ne për të çuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati” ka thënë ish ministri i jashtëm.

Ai ka nënvizuar se kontratës koncesionare të porto Romanos po i ndryshohet thelbi nga një pikë e shkarkimit të hidro krabureve në një port ku do të shkarkohen këtej e tutje edhe mineralet. Dhe sipas Bushatit me këto politika që po ndjek PS, po i jep dorë opozitës hipoktite demokrate dhe presidentit të republikës të shfaqen si mbrojtës së pronës publike.

“Interesin publik duhet ta mbrojmë ne. Ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve. Jemi partia që kemi ardhur në pushtet në 2013 dhe kemi thënë që do i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria e përbashkët” ka këmbëngulur ai.

Por, parlamenti edhe me votat e opozitës fallco e ka votuar kontratën e re koncesionare pas një ndërhyrje të Taulant Ballës që ka mbrojtur versionin e qeverisë. “Sot Kuvendi po shqyrton shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi që edhe në atë kohë që u miratua ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga gjithë kuvendi dhe nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu” duke bërë sikur nuk e kuptonte se Ditmir Bushati po fliste për një kontratë të ndryshuar në thelb, pra një të re dhe jo për koncesionin e dhënë në 2015-ën..  

 ©LAPSI.al

Live: Fjala ne Kuvend!

Publiée par Ditmir Bushati sur Jeudi 30 avril 2020

24 Comments

  1. Hani , pini , vidhni , xhvatni , shaterroni o derra te pangopur derisa dekiku tju trokas . Tik-taku vazhdon dhe zullumi sa vjen dhe trashet . Pastaj ?! Pastaj mjere ju o lapanjoser te pangopur , mjere ju o laviret e ketij vendi .

    1. Jo ore jo nuk i gjen gje asnje here keta sepse edhe kur te vij pd ne pushtet do harrojne çkane thene ne opozite..ok

  2. ALBIN KURTI KUR TE BEHET KRYEMISTER VETEM ME VV DUHET TA BEJ DITMIR BUSHATIN MINISTER TE JASHTEM TE KOSOVES

  3. Me ne fund, kam muaj qe e pres Ditmir Bushati si nder te paktet persona te denje me ideale ne PS per te perfaqesuar popullin qe te shprehet. I jam mirenjihes per cfare ka thene, dhe duhet ti jepet kurajo te vazhdoje “luften” e tij te veshtire. Respekte Ditmir Bushati dhe kurajo, shpresoj te mos kthesh kurs si Blushi!

    1. Po prit nga Bushati , djali i sekretarit te PPSH ne Shkoder per 10 vjete ne kohe te Enverit 🤮🤮🤮🤮

      1. Ia beri biografine ky tjetri,djali i ish sekretarit te PPSHse thote,po ty nuk te ben pershtypje qe kryetar i PDse u be nje ish sekretar partie dhe ish komuniste me teste partie 25 vjet,ish doktor i Enver Hoxhes dhe te ben pershtypje nje person i cili nuk ka qene kurre komunist dhe ka qene femije ne ate kohe?!?!

        1. Është shumë interesante kjo strategjia propogandistike e enveristëve për të quajtur “komunist të fundit”, pikërisht ate qe dorzoi teserën e PP para 30 vitesh dhe doli hapur kundër diktaturës komuniste duke sjellë në Shqipëri pluralizmin demokratik.
          A nuk ngjet me sjelljen e hajdutit që për ti shpëtuar kapjes nga drejtësia, thërret : Kapeni hajdutin ?
          Mjeku i shquar, profesor doktor Berisha, si pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë të kohës së diktaturës, për të mbrojtur karierën e tij profesionale, pranoi të bëhej antar i së vetmes parti pushtet.
          Nuk ka pasur Berisha asnjëherë ndonjë post shtetëror që kishte lidhje me krimet e diktaturës enveriste.
          Për disa muaj kolegët e tij e zgjodhën si sekretar të organizatës së PP, në fakultetin e mjeksisë, Por sa antarë të PP kishte fakulteti i mjeksisë dhe a kishte lidhje ky fakultet me krimet e diktaturës ?
          Veçanërisht profesioni i mjekut në ate kohë, jo vetëm që nuk kishte lidhje me krimet e diktaturës, por ishte profesioni më human që si mision të Hipokratit, kishte mbrojtjen e jetës së njerëzve.
          Nuk është e rastit që krahina e Tropojës, një nga krahinat më të diskriminuara nga diktatura enveriste, nxori intelektualë të shquar që u vunë në krye të lëvizjes demokratike për rëzimin e sistemit diktatorial komunist.
          Nuk ishte e rastit që falangat e ish sigurimit kriminal enverist, pas përmbysjes së regjimit komunist, bënë çmos që ta përçanin këtë krahinë duke shfrytëzuar plagën e vjetër të gjakmarjes.
          Nëse në disa krahina të tjera jugore, ku komunistët kishin bazat e liderët e tyre, , si pasojë e krijimit të bandave kriminale të trafikut të armëve, drogës e prostitucionit, pati vrasje të shumta midis këtyre bandave, ish sigurimi për të diskretituar intelektualët tropojanë që përmbysën diktaturën, nxitën në mënyrë djallëzore fenomenin e gjakmarjes në Tropojë ku mbrenda pak kohësh, pati qindra vrasje me këtë motiv.
          Politika është shprehje e interesave të grupeve shoqërore.
          Më pak se cilatdo krahina të Shqipërisë për të mbajtur regjimin diktatorial enverist, kanë qenë krahinat e veriut, përfshi edhe Tropojën, që ishin krahinat që e vuajtën më shumë ate diktaturë, dhe patën luftuar si kundër komunizmit, ashtu edhe kundër pushtuesve turq e serbë.
          Nuk ishte e rastit që rilindasi i shquar Abdyl bej Frashëri, nga Përmeti, aktivitetin e tij patriotik e zhvillonte në krahinat e veriut e nuk ishte e rastit që Lidhja kombëtare për krijimin e shtetit shqiptar, u krijua në Prizren.
          Nëse shpallja e pamvarësisë së shqiptarëve nuk do të ishte bërë në nëntorin e 1912 në Vlorë, po në Prizren, nuk do të kishte shanc dipllomacia ndërkombëtare të përgjysmonte kufijtë e territoreve shqiptarë, me Shqipërinë londineze.
          Dihet tashmë që krahina veriore të Shqipëris londineze, me veçori kulturore e gjuhësore, janë një zgjatim i krahinave të pushtuara nga sllavët.
          Në Malin e zi , shqiptarët e Ulqinit e zonave të tjera me popullsi shqiptare, ishin të lidhura me zonën e Shodrës e mbi Shkodrës. .
          Në verilindje tropojanët e kuksianët ishin të lidhur me malësinë e Dukagjinit në Kosovë e në lindje dibranët si trevë u ndanë përgjysëm me Maqedoninë, një shtet krijesë e dipllomacisë, me shqiptarë e bullgarë.
          Nuk po e shtyjmë më tej me kufijtë jugorë me Greqinë, pasi kjo është një histori tjetër e dhimbëshme për shqiptarët që as përmendet nga kancelaritë e shteteve të fuqishme perëndimore, nisur nga legjenda se në Greqi lindi demokracia.
          Duke bërë këtë panoramë historike, nuk duhet të harojmë kurrë që partia komuniste shqiptare, ishte një produkt, një krijesë e Lidhjes komuniste jugosllave.
          Përse akoma edhe pas 70 vitesh, vazhdohet të heshtet për masakrën kriminale të Tivarit, ku mbrenda disa ditësh, nga komunistët jugosllavë në bashkëpunim me komunistët shqiptarë u vranë deri 4 mijë djem të rij të pafajshëm shqiptarë ?
          Krimi i tyre i madh paskej qenë se vinin nga familje “nacionaliste” që nuk e duronin pushtimin jugosllav e meqë komunsitët ishin gjatë luftës pjesë e aleancës kundër nazizmit gjerman, cilido patriot shqiptar nacionalist, etiketohej si “bashkëpuntor me nazizmin”.
          Sa mijra shqiptarë u burgosën e u pushkatuan se ishin kundër jugosllavëve , rusëve e kinezëve, por edhe që akuzoheshin se i shin “agjentë” të imperializmit euro-amerikan ?
          A mund të besojë kush se bijtë e nipërit e liderëve të regjimit komunist, që ishin edukuar që në djep me urrejtjen kundër perëndimit, sot na qenkan më të dashuruarit me Amerikën e NATO-n ?
          Nuk është fjala këtu për të bërë ndarje artificiale veri-jug, por është fakt se malësorët historikisht në çdo vend, nuk janë pajtuar kurrë me skllavërinë e kanë luftuar për liri

    1. Kete doja te shkruaja dhe pashe komentin tend. Fiks duan te mashtrojne me te njejten menyre. Jane si baballaret e tyre. Peshtyhen me njeri tjetrin por hane bashke. Ditmire leh qe te haje edhe ai.

  4. Hahahahahahahaahahah
    Tall trapin ti, po ca kujot se jena gara ne, po jo kaq shume.
    Dmth ti ma dole Prometeu qe do na shpetosh nga oligarket.
    Situata ka arrit aty qe keto bejn te gjitha rolet e tragjikomedise.

  5. Nuk i paskan dhene zarfin me leke ketij, u zgjua. Ike ere andej te gjithe lapanjoze dhe hajdute jeni. Po ky popull qe ju voton dhe ju len te beni ham ham e ka fjalen.

  6. Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Komron Zukhurov, terroristin e arrestuar një natë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve, terrosisti i arrestuar sot në Tiranë është i afërm i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, së fundmi Asllan Dogjani.

  7. Te lexosh komentet e dyshit rilindas me pseudon iPaemer dy here, eshte qe nese je rilindas prej verteti te vrasesh vehten, por c;ti bejme kesaj letre higjenike qe eshte bere rrodhe me monotonine e po te nje permbajtje komenti, pra idiot, si psiko i semuri i tijeKM,Per koment ne lidhje me mendimin e BUSHATIT, TE DUKET PAK SA SIKUR KERKON TE MBULOI m,,,,N ME sHURRE. kU ISHTE DER DJE KY PILIVAN QE KUR ISH OPOZITA ORIGJINALE NE PARLAMENT EDHE KY KETERR KERCENTE KUNDER OPOZITES KUR ATA NGRININ ME TE MADHE ABUZIMET E KETIJ PUSHTETI,,,,C;FAR KA NDODHUR QE PO NA FLET ME KETE TEME KY PINJOLL, A MOS VALLE NUK KA KAPUR NDONJE THELE, APO NUK KA MARRE PJESEN E LUANIT? . eSHTE I PA BESUAR, E GAZETARESK NE SHPREHJET E KERKESEN, SEPSE NESE ESHTE KAQE MBROJTES I PASURISE SE POPULLIT, APO TAKSAVE TE TIJE, LE TE DALE E TIA THOTE POPULLIT TE TERA VJEDHJET, ABUZIMET, MASHTRIMET, PARATE E DROGES, E BANDITET QE KA NE PARTINE E QELBESIRAVE, E PASTAJ TE THOTE SE ESHTE SOCIALIST QE S;KA DEVIJUA NE PARTINE E HORRAVE HIBRIDE.

  8. Mandatdjegurit e SHQUP-it, ata që me kohë kanë ngritur bizneset e tyre, dhe ata që me “kurajo” po ecin mbi gjurmët e të parëve, kanë sot bizneset e tyre, paçka se nën emra të tjerë, duke e nisur nga firmat ndërtuese, fasoneritë, restorantet dhe linjat e prodhimit, dhe duke e përfunduar tek plazhet private dhe bashkpronësia në komplekse vilash dhe fshatrash turistike.

    Lista me bizneset e mandatdjegurve, nuk mbaron, sepse ata ja kanë bërë yzmetin punës së tyre edhe në ditë të kiametit. Edhe gjatë karantinës, dhe përgjatë pandemisë, bizneset e tyre punojnë , jetojnë dhe fitojnë, njëlloj sikur të ishin në ditë normale, madje sikur të ishin akoma në pushtet.

  9. Në greqisht i thonë omologise o sinergatis ton klefto englimaton, në shqip do te thotë se bashkëpuntori hajdutokriminel i rilindjes socialiste 7 vjet në pushtet miljarda euro te vjedhura mevulë parlamenti tani që afrohen zgjedhjet i kujtojnë popullit se janë socialistë . Lotë krokodili , dhe pastaj sulm për plaçkitje vote kjo është shqiponja.. shqipëria në duart bandave. Socialiste,.

  10. Te arrestohet urgjentisht drejtuesit e ARRSH, dhe te ministrise bashke me ministren.
    Me djersen e popullit bejne rruge miliona euro per oligarkun, ptu ne litar te gjithe keta hajdute

  11. Është shumë interesante kjo strategjia propogandistike e enveristëve për të quajtur “komunist të fundit”, pikërisht ate qe dorzoi teserën e PP para 30 vitesh dhe doli hapur kundër diktaturës komuniste duke sjellë në Shqipëri pluralizmin demokratik.
    A nuk ngjet me sjelljen e hajdutit që për ti shpëtuar kapjes nga drejtësia, thërret : Kapeni hajdutin ?
    Mjeku i shquar, profesor doktor Berisha, si pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë të kohës së diktaturës, për të mbrojtur karierën e tij profesionale, pranoi të bëhej antar i së vetmes parti pushtet.
    Nuk ka pasur Berisha asnjëherë ndonjë post shtetëror që kishte lidhje me krimet e diktaturës enveriste.
    Për disa muaj kolegët e tij e zgjodhën si sekretar të organizatës së PP, në fakultetin e mjeksisë, Por sa antarë të PP kishte fakulteti i mjeksisë dhe a kishte lidhje ky fakultet me krimet e diktaturës ?
    Veçanërisht profesioni i mjekut në ate kohë, jo vetëm që nuk kishte lidhje me krimet e diktaturës, por ishte profesioni më human që si mision të Hipokratit, kishte mbrojtjen e jetës së njerëzve.
    Nuk është e rastit që krahina e Tropojës, një nga krahinat më të diskriminuara nga diktatura enveriste, nxori intelektualë të shquar që u vunë në krye të lëvizjes demokratike për rëzimin e sistemit diktatorial komunist.
    Nuk ishte e rastit që falangat e ish sigurimit kriminal enverist, pas përmbysjes së regjimit komunist, bënë çmos që ta përçanin këtë krahinë duke shfrytëzuar plagën e vjetër të gjakmarjes.
    Nëse në disa krahina të tjera jugore, ku komunistët kishin bazat e liderët e tyre, , si pasojë e krijimit të bandave kriminale të trafikut të armëve, drogës e prostitucionit, pati vrasje të shumta midis këtyre bandave, ish sigurimi për të diskretituar intelektualët tropojanë që përmbysën diktaturën, nxitën në mënyrë djallëzore fenomenin e gjakmarjes në Tropojë ku mbrenda pak kohësh, pati qindra vrasje me këtë motiv.
    Politika është shprehje e interesave të grupeve shoqërore.
    Më pak se cilatdo krahina të Shqipërisë për të mbajtur regjimin diktatorial enverist, kanë qenë krahinat e veriut, përfshi edhe Tropojën, që ishin krahinat që e vuajtën më shumë ate diktaturë, dhe patën luftuar si kundër komunizmit, ashtu edhe kundër pushtuesve turq e serbë.
    Nuk ishte e rastit që rilindasi i shquar Abdyl bej Frashëri, nga Përmeti, aktivitetin e tij patriotik e zhvillonte në krahinat e veriut e nuk ishte e rastit që Lidhja kombëtare për krijimin e shtetit shqiptar, u krijua në Prizren.
    Nëse shpallja e pamvarësisë së shqiptarëve nuk do të ishte bërë në nëntorin e 1912 në Vlorë, po në Prizren, nuk do të kishte shanc dipllomacia ndërkombëtare të përgjysmonte kufijtë e territoreve shqiptarë, me Shqipërinë londineze.
    Dihet tashmë që krahina veriore të Shqipëris londineze, me veçori kulturore e gjuhësore, janë një zgjatim i krahinave të pushtuara nga sllavët.
    Në Malin e zi , shqiptarët e Ulqinit e zonave të tjera me popullsi shqiptare, ishin të lidhura me zonën e Shodrës e mbi Shkodrës. .
    Në verilindje tropojanët e kuksianët ishin të lidhur me malësinë e Dukagjinit në Kosovë e në lindje dibranët si trevë u ndanë përgjysëm me Maqedoninë, një shtet krijesë e dipllomacisë, me shqiptarë e bullgarë.
    Nuk po e shtyjmë më tej me kufijtë jugorë me Greqinë, pasi kjo është një histori tjetër e dhimbëshme për shqiptarët që as përmendet nga kancelaritë e shteteve të fuqishme perëndimore, nisur nga legjenda se në Greqi lindi demokracia.
    Duke bërë këtë panoramë historike, nuk duhet të harojmë kurrë që partia komuniste shqiptare, ishte një produkt, një krijesë e Lidhjes komuniste jugosllave.
    Përse akoma edhe pas 70 vitesh, vazhdohet të heshtet për masakrën kriminale të Tivarit, ku mbrenda disa ditësh, nga komunistët jugosllavë në bashkëpunim me komunistët shqiptarë u vranë deri 4 mijë djem të rij të pafajshëm shqiptarë ?
    Krimi i tyre i madh paskej qenë se vinin nga familje “nacionaliste” që nuk e duronin pushtimin jugosllav e meqë komunsitët ishin gjatë luftës pjesë e aleancës kundër nazizmit gjerman, cilido patriot shqiptar nacionalist, etiketohej si “bashkëpuntor me nazizmin”.
    Sa mijra shqiptarë u burgosën e u pushkatuan se ishin kundër jugosllavëve , rusëve e kinezëve, por edhe që akuzoheshin se i shin “agjentë” të imperializmit euro-amerikan ?
    A mund të besojë kush se bijtë e nipërit e liderëve të regjimit komunist, që ishin edukuar që në djep me urrejtjen kundër perëndimit, sot na qenkan më të dashuruarit me Amerikën e NATO-n ?
    Nuk është fjala këtu për të bërë ndarje artificiale veri-jug, por është fakt se malësorët historikisht në çdo vend, nuk janë pajtuar kurrë me skllavërinë e kanë luftuar për liri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu