• |
ide | kryesore

Çiftet e njohura që u lidhën në rrjete sociale

Paparazzi, Slider

Ka shumë çifte të Hollivudit që kanë pranuar se janë njohur duke i shkruar njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ose duke parë fotot e partnerit.

Shumë të famshëm kanë pranuar publikisht në intervista, se kanë marrë ose kanë dërguar mesazhe personit tjetër dhe gjithçka ka nisur në rrjetet sociale.


Në fakt, ne do ju sjellim disa nga shembujt që tregojnë se të famshmit i kanë nisur lidhjet siç mun dtë ketë bërë shumica prej nesh, me një flirt në Instagram, apo Facebook.

Sophie Turner & Joe Jonas (Aktualisht të martuar. Joe i shkroi aktores në Instagram i pari, pasi miqtë i kishin folur mirë për të).

Ricky Martin & Jwan Yosef (Aktualisht të martuar. Ricky pa disa vepra arti në Instagram dhe u interesua për të parë se kush ishte autori i tyre. Mesazhin e dërgoi këngëtari i pari).

Mandy Moore & Taylor Goldsmith (Aktualisht të martuar. Pasi Mandy postoi një foto të albumit të The Doors, Taylor e pa dhe ia dërgoi me një shënim. Aty filloi gjithçka.

Sarah Paulson & Holland Taylor (Aktualisht të lidhura. Aktoret i bënë follow njëra-tjetrës në Twitter dhe gjithçka nisi aty.)

Barbara Palvin & Dylan Sprouse (Aktualisht të lidhur. Barbara i bëri follow aktorit dhe ai i shkroi duke i dhënë nr e telefonit. Ajo i ktheu pas 6 muajsh!) Nick Jonas & Priyanka Chopra (Aktualisht të martuar. Nick i shkroi mesazh aktores dhe ajo i kërkoi të flisnin në privat pasi kishte merak se stafi i saj mund t’ia lexonte mesazhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu