• |
ide | kryesore

Dorina Mema: Për qenin tim paguaj shuma të mëdha

Paparazzi, Slider



E ftuar në një lidhje ‘Skype’ për të folur rreth kujdesit të kafshëve gjatë ditëve të vetizolimit në programin e pasdites ‘Ftesë në 5’, Dorina Mema i ka surprizuar jo pak të gjithë me deklaratën e saj.

E pyetur se cila është shuma më e madhe që ajo ka shpenzuar për qenin e saj, Mema ka pohuar: “Për Boo-n ka qenë në spital kur e shkeli makina, kemi bërë një super punë, sakrificë, rreth 4 javë kam ndjetur atje, kam fjetur tek spitali i qenve. Ka vajtur rreth 1500€ fatura, por duhet ta shpëtoja. Për këtë qen paguaj gjithçka, për këtë qen grabis”.

Dorina ka treguar edhe më parë se është shumë e dhënë pas kafshëve dhe gëzon një dashuri dhe përkujdes të veçantë për ta. Përveç qenit në shtëpinë e saj nuk mungonte as kavja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *