• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Ku i kishin fshehur armët dhe makinën vrasësit e vëllezërve në Durrës

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit lajmëroi këtë të premte arrestimin e 2 personave të dyshuar si autorë të ekzekutimit të Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e së hënës, pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës. Në pranga janë vënë A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës.

Policia thotë se në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, Forcat Speciale “Renea” gjetën armët e zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në fshatin Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta persona. Më poshtë edhe pamje nga gjetja e armëve dhe makinës.




Policia thotë se vrasja e vëllezërve lidhet edhe me një tjetër vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2 mars të këtij viti në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy personat e arrestuar. Policia thotë se nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *