• |
ide | kryesore

Pazare droge dhe 4 të vrarë/ Bashkëpunëtori që zbuloi ekzekutimet e Durrësit

Kryesore, Lajme

Policia e shtetit ka njoftuar arrestimin e 2 personave të dyshuar si autore të ekzekutimit të Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e së hënës, pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës. Njëri prej tyre është Altin Ndoci, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës. Në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, Forcat Speciale “Renea” gjetën armët e zjarrit të përdorura për të kryer krimin ndërsa në fshatin Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta persona në ngjarje.


Policia thotë se vrasja e vëllezërve lidhet edhe me një tjetër vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2 mars të këtij viti në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy personat e arrestuar.


Policia thotë se nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për të aktiviteteve kriminale.

1588325450_ALTINNDOCI.jpg
Altin Ndoci

Mësohet se Altin Ndoci, njëri prej të arrestuarve u shoqërua pasditen e djeshme në Tiranë për kundravajtje, teksa shoku i tij, 22- vjeçari K.A, ishte arrestuar në Durrës dhe madje sipas disa medieve ai ka pranuar autorësinë. Ka qenë dëshmia e këtij të fundit që ka zbardhur krimin dhe vendin ku ishin fshehur armët. Shqiptarja.com raporton se ishin kamerat e sigurisë që fiksuan makinën tip “Toytoa” duke çuar në zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe: FOTO+VIDEO/ Ku i kishin fshehur armët dhe makinën vrasësit e vëllezërve në Durrës

Policia arriti që të zbardhte edhe personat që udhëtonin me këtë makinë. Sipas të njëjtave burime, nga ekzaminimet ka rezultuar se 2 nga 3 armët janë përdorur te vrasja e fundit e vëllezërve Haxhia, ndërsa po ekzaminohet edhe e treta, që u gjet.

Ndërkohë që shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera kanë faktuar përfshirjen e dy të arrestuarve. Altin Ndoci ka mohuar përfshirjen në krim në dëshminë e parë në grupin hetimor, por rrëfimi i shokut të tij dhe provat e tjera janë kundër tij.

Sipas Policisë së Shtetit, Altin Ndoci dhe K.A. ekzekutuan me armë zjarri edhe Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdinë në datë 2 mars. Balkanweb shkruan se raporton se vrasjet kane ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës me një grup kriminal.

Lexo edhe: Detajet/ Ekzekutorët e vëllezërve Haxhia në Durrës vranë edhe 2 të tjerë 2 muaj më parë

Vëllezërit Haxhia ishin bashkëpunëtorë me Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian të cilët sillnin drogën nga jashtë për ta shpërndarë në brendësi të vendit. Mësohet se ky grup kriminal nga Shkozeti ka qenë nën vëzhgim nga policia prej ditës së vrasjes dhe mjaftoi 22- vjeçari i arrestuar që të dilnin autorët. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Kjo eshte policia qe nuk duam,kaq shpejt i arrestuar keta skifteret e pd qe grumbullonin para per financat e shqupit

  2. Mandatdjegurit e SHQUP-it, ata që me kohë kanë ngritur bizneset e tyre, dhe ata që me “kurajo” po ecin mbi gjurmët e të parëve, kanë sot bizneset e tyre, paçka se nën emra të tjerë, duke e nisur nga firmat ndërtuese, fasoneritë, restorantet dhe linjat e prodhimit, dhe duke e përfunduar tek plazhet private dhe bashkpronësia në komplekse vilash dhe fshatrash turistike.

    Lista me bizneset e mandatdjegurve, nuk mbaron, sepse ata ja kanë bërë yzmetin punës së tyre edhe në ditë të kiametit. Edhe gjatë karantinës, dhe përgjatë pandemisë, bizneset e tyre punojnë , jetojnë dhe fitojnë, njëlloj sikur të ishin në ditë normale, madje sikur të ishin akoma në pushtet.

  3. Ne hale te gomerve shkofahin kta dhe ata qe do vine dhe qe merren me kto pune surratqensh maskarenj as nje pik meshire se kam plehra

  4. ca maloke vrasin njeri tjetrin per droge
    nuk eshte gje e re
    ngjet ne getot e rrehtinave te 3 qytetshit tirane-durres-elbasan (fushe kurja perfshire)
    e re eshte qe policia i gjen
    me sa duket nuk qene te lidhur as me PS qe eshte ne pushtet e as me PD ku falen shumica e policeve

  5. Reagon Berisha

    Sali Berisha ndërkohë është tërbuar, pas kontrolleve të ushtruara nga policia për gjetjen e vrasësve të dy vëllezërve në Durrës.

    Ai thotë se kërkimet e policisë, janë një akt vandal.

    “Akt vandal antikushtetues i narkopolicise!

  6. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu