• |
ide | kryesore

Barcelona nuk mund të paguajë klauzolën, por Lautaro ‘shtyn’ Marotta të negociojë

Sport



Zgjedhjet e ardhshme presidenciale tek Barcellona e kriza ekonomike e financiare e shkaktuar nga pandemia kanë “komplikuar” cështjen Lautaro: në këtë situatë numri 1 blaugrana Bartomeu nuk mund të garantojë pagesën cash të klauzolës prej 111 milionë euro në kontratën e argjentinasit të Inter. Ndër të tjera, mungesa e transferimit të Coutinho tek Bayern e vështirësitë për ti gjetur një sistemim brazilianit, kanë komplikuar edhe më shumë situatën.

E megjithatë Lautaro kërkon të shkojë tek Messi: Barcellona i ofron një kontratë prej 10 milionë në sezon, shifër tek e cila Inter nuk mund të arrijë. Kështu, Marotta është gati të dëgjojë ofertat që vijnë nga Spanja: Barcelonës i duhen të paktën 70/80 milionë plus një lojtarë të rëndësishëm (Arthur ose Semedo) për të bindur zikaltrit që përndryshe mbeten të fortë në pozita, me kontratën e sulmuesit të vlefshme deri në 2023. Për momentin katalanasit nuk kanë shkuar përtej 60 milionëve, por askush tek Inter nuk do të mbajë në skuadër një lojtar të pakënaqur, ndaj dhe tratativa është në tavolinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *