• |
ide | kryesore

Eni Vasili i shkruan Ramës: Kryeministër çliro studiot televizive

Blog



I nderuar zoti Kryeministër! Të hënën e ardhshme bëhen plot 9 javë nga 9 marsi, dita kur në Shqipëri u zbuluan dy rastet e para me Covid-19. Këto 9 javë të gjata sa 9 muaj, gjeneruan realitete të rëja për shumëkënd nga ne, realitete prej të cilave ndoshta nuk do shpëtojmë për një kohë të gjatë. Nuk do ndahemi dot shpejt as nga frika se një xhest i shpenguar mund të na sëmurë apo se një përqafim mund te jetë një mallkim. Në këto 50 ditë e më shumë, mësuam të sakrifikojmë ndryshe, të mos i trembemi frikës tonë e t’i mbijetojmë pasigurisë.

Falenderimet dhe përulja e plotë, nuk do mjaftojë asnjëherë për mjekët, infermierët, sanitarët dhe forcat e rendit, por këto javë të jashtëzakonshme eksperience njerëzore të betejës për jetën, nuk do ishin fituar pa mediat dhe studiot televizive, të cilat i bënë bashkë të gjithë në ditët më të errëta, ku vdekja dhe terrori prej saj, bënin hije mbi kokat tona. Së bashku mësuam nga e para si të lajmë duart, si të teshtijmë, por mbi të gjitha si t’i japim forcë njëri tjetrit. Këtë e bënë qindra shqiptarë të jashtëzakonshmëm, mjekë por jo vetëm, anembanë botës të cilët vrapuan në dritaret mbi “banaqe”, të ndanin informacion, eksperiencë dhe solidaritet. E bënë doktorët e infektivit që na shpjeguan me durim gjithçka dinin e mësonin dhe ata vetë ditë pas dite, e bënë ata gazetarë që nuk u tërhoqën në skuta të ngrohta shtëpish, por qëndruan në detyrë plot dinjitet dhe shqetësim për veten dhe të tjerët.
E ndërsa ekonomia po rihapet e lëvizja po liberalizohet, mbajtja në izolim e studiove televizive, nuk i shërben më askujt. Një gazetar në studio është njësoj i rrezikuar me një apo me tre persona prezentë aty. Mua personalisht do të kishte mjaftuar për të më infektuar mjeku Roland Xhaxho i cili sigurisht nuk e dinte që ishte i virusuar kur erdhi në Open. Fakti tregoi që doktor Xhaxho nuk na infektoi, as mua dhe as stafin e Open i cili pati kontakte me të ato ditë. Studiot janë hapësira të mëdha të cilat ia kalojnë çdo supermarketi ku gëlojnë njerëzit, janë po aq të mëdha në metra katrorë sa një fasoneri, me ndryshimin e vetëm se brenda nuk ka më shumë se 5 -6 njerëz dhe jo 600. Madje studio e Open është thuajse po aq e madhe sa salla e Parlamentit!

Nuk është një kërkesë luksi dhe as një shkujdesje, sepse jam e përgjegjshme për rreziqet për veten dhe të tjerët. Por shërbimi që mund t’i bëjmë opinionit dhe debatit publik duke rifilluar jetën normale në studio, është më i madh se preokupimi për veten. Teknologjia na ndihmoi në kohën e emergjencës, por vështirësitë e lidhjeve me internet, e kanë lodhur me të drejtë teleshikuesin. Dritaret e vogla te skype ose zoom, jo gjithmonë arrijnë teknikisht të përcjellin mesazhin tek teleshikuesit dhe koha e përqendrimit shkurtohet gjithmonë e më shumë. Publikut duhet t’i kthehet e drejta e debatit publik dhe studiove televizive duhet tu kthehet liria! #jetodhefolilir

Hapur.al



8 Comments

  1. Pse ,zonja Eni,mendon se ne studiot televizive,e vecanerisht ne Open,vertete behen debate publike???Sa bukur ,do ishte,sikur ,vertete te ndodhte keshtu!

  2. Sa keq qe eshte Eni nuk e lejojne ne studio me shume se dy persona sa keq shume keq Eni shum shume keqe lideri Europian nuk u lejon grumbullimin e qokaxhinjeve te mediave qe mashtoni popullin me mashtrues ordiner me reforma me FBI me Cia Amerikane me Ambasadorka Kineska e tjere sot shumica e familjeve jane pa buken e gojes ti flet se smundesh me grubulluar mashtruesit ne studio hahaha Eni 30 % e Shqiptarve sot nuk kane asnje te ardhur 25 % rojne nga pencioni i gjysherve 30 % rojne me 6000 lek te reja asistenc sociale ketu e katandiset Shqiperine ju mediat e pushtetit te katert me fal Eni nuk je ti fajtore por mendoj qe duhet te zgjoheni qe te vendoset rregulli te zbatohet ligji sepse ne Shqiperi nuk funksionon me asnje institucion lideri i Opozites mjaftohet vete per llakun e flokeve te veta prandaj ju duhet ta beni Shqiperin per hater te Femijve tane qe te mos largohen qe te mos shperbehet Shqiperia

  3. Po te kisha pritur te me jepte leje kryeministri homoseksual do kisha vdekur me kohe. Jam i lumtur qe gjate 2 muajve te fundit kam dale cdo dite dhe ne cdo ore te dites pa patur frike nga dordolecet e Sander kimikut apo homoseksualit.

  4. Ne fakt, sot shqiptaret po vuajne me se shumti nga “roberimi i studiove televizive”, ku gelojne lloj-lloj prostituash gazetarie si Meco, Fevziu, Cani, Balla, etj.
    Te tjerat shqiptartet i kane madje me tepri.
    S’na mbetet te ngrihemi e te clirojme studiot televizive….

  5. Berisha bën thirrje “t’i përvishemi policisë”: Merrni shembull nga rumunët, o frikacakë Cohuni të clirojme studiot e tv të kapura nga salihu likja e lulushi

    1. se Rama i shkreti del vetem nje here ne vit…… ngaqe ditet e tjera shkerdhen motren, mamin dhe tezen e ketij gjynahqairt ketu me lart…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *