• |
ide | kryesore

I shënoi Inter një supergol: Dybala nxjerr fanellën në ankand për bamirësi

Sport, Video



Paulo Dybala nxjerr në ankand fanellën e veshur në ndeshjen kundër Inter, në 9 mars në ndeshjen e fundit (në të cilën shënoi një supergol) para ndalimit të futbollit për shkak të epidemisë, për të ndihmuar spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo. Lajmin e ka bërë të ditur në Instagram vetë argjentinasi, i infektuar nga koronavirus, duke vendosur kështu të marrë pjesë në #TheBiggestGame, inisiativa për të mbledhur fonde, organizuar nga Shirtum, platforma online që lejon të bësh ofertën tënde e të dhurosh përfitimet për luftën kundër Koronavirus.

“Në këtë moment të vështirë dëshiroja të dhuroja fanellën time të përdorur në ndeshjen e fundit të zhvilluar kundër Inter, një ndeshje natyrisht shumë e rëndësishme për mua, për golin e shënuar e për mënyrën si u realizua – shkruan argjentinasi -. Shpresoj të jetë e nevojshme sepse, gjithcka që do të fitohet nga kjo fanellë, kam vendosur ta dhuroj për spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo. Uroj që të mund të jetë ndihmë për gjithë personat që kanë nevojë e i dërgoj atyre një përqafim”.

https://www.youtube.com/watch?v=_K29Ly5vsVs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *