• |
ide | kryesore

“Isha në psikozë, pasi mësova infektimin me Covid 19: Matuidi rrëfen panikun e përjetuar

Sport



Mes lojtarëve të Serie A që u goditën nga koronavirus është edhe Blaise Matuidi, që pas frikës së madhe mund të quhet tani jashtë makthit, pas tamponit të fundit që rezultoi negativ në 15 prill. Mesfushori i Juventus ka folur për eksperiencën e tij me virusin në një lidhje direkte me ish-shokun e skuadrës Benatia, në kanalin Youtube ‘Bros Stories’: “Sinqerisht ishte e vështirë. Kur isha pozitiv nuk mund të dilja as të bëja pazar e pastaj kur rifillova të dal isha në psikozë”, ka thënë ai.

“Mundohesh gjithnjë të sigurohesh se personat nuk janë shumë afër, duhet të jesh mendërisht i fortë. Nevojitet kohë, kjo është një situatë e re për të gjithë ne – ka shtuar francezi, duke zbuluar se kur mori vesh lajmin e pozitivitetit, goditja psikologjike ishte e fortë – Nuk kisha simptoma, por sapo e mora vesh mbeta i shokuar, isha në panikun më të madh të mundshëm, kisha frikë për familjen e miqtë e mi. Ishte e vështirë për ata, por isha në gjendje ti qetësoj. Nuk është një periudhë e bukur, duam vëretët që e gjithë kjo të mbarojë sa më shpejt. Pyes veten cfarë do të ndodhë me futbollin e jetën e përditshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *