• |
ide | kryesore

Ndalimi i Ligue 1 shkakton pakënaqësi: Lyon udhëheq revoltën e klubeve

Sport



Ndërprerja përfundimtare e kampionatit ka shkaktuar një kaos të vërtetë në futbollin francez. Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur Ligue 1, është koha e ankimimeve. Grupin e të pakënaqurve e udhëheq Lyon, i shtati në renditje e jashtë Europës, që është gati të kërkojë dëmshpërblim. Por protestojnë edhe Toulouse e Amiens, të rrëzuara me 10 ndeshje për tu luajtur. Lilla, që mbeti jashtë podiumit për fare pak, po mendon për veprimet që do ndërmarrë. Ndërsa në Ligue 2 mprehin tehun klubet që mund të luanin promocionin në playoff, që u anulluan. Për më tepër, janë rreth 40 klube diletante gati të nisin luftë.

Është evident rreziku që ndërprerja, që përcaktoi renditjen aktuale të javës së 28, të përfundojë në Gjykatë. Këtë e kanë të qartë drejtuesit e Ligës e edhe ministri i Sportit, Roxana Maracineanu, që kujton nevojën për të respektuar një vendim të diktuar nga një forcë madhore, duke nënvizuar si Shteti është gati të ndihmojë shoqëritë futbollistike me garanci për huazime e amortizime sociale për të komensuar fitimet e munguara.

Por kjo nuk ka mjaftuar për të kënaqur Lyon, jashtë kompeticioneve europiane me renditjen e vendosur në tavolinë. E janë minimale mundësitë për tu futur në Europa League përmes finales së kupës së Ligës: duhet mundur Psg e mbi të gjithë të shpresojë të mund të luajë në gusht. Kështu, presidenti Jean-Michel Aulas, që parashikon humbje për dhjetra milionë, po planifikon një veprim ligjor për të reklamuar dëmet e pësuara.

Po kaq të vendosur janë edhe presidenti i Amiens, i parafundit e i rrëzuar, pavarësisht se skuadra ishte vetëm 4 pikë nga zona e shpëtimit. Kishte 13 pikë Toulouse që do të ankimojë gjithashtu, pavarësisht se presidenti i klubit ishte në favor të ndërprerjes për arsye shëndetësore. Më pak agresiv pronari i Lilla, jashtë podiumit për fare pak. Skuadra e drejtuar nga Galtier thotë se është e përqendruar në sezonin e ri, por drejtuesit nuk e kanë mohuar deklaratën fillestare të dërgimit të cështjes në gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *