• |
ide | kryesore

Werner ‘lamtumirë’ Gjermani: “Jo Bayern, preferoj një kampionat tjetër”

Sport



Sulmuesi gjerman i Red Bull Leipzig, Timo Werner, është vënë në qendër të merkatos kohët e fundit. Qendërsulmuesi i datëlindjes 1996, ende nën kontratë me klubin sakson deri në 2023, kërkohet me insistim nga Liverpool, por edhe nga Inter, Real Madrid e Bayern Mynih. Pikërisht këtyre të fundit, që kanë qenë gjithnjë prioriteti i lojtarëve të Bundesligës, Werner i ka mbyllur derën plotësisht.

Nëse do të lagohet nga Leipzig do të jetë për një kampionat ndryshe nga Bundesliga: “Preferoj të luaj jashtë se sa të transferohem në Bavari” ka deklaruar ai për Bild. “Të përballosh një sfidë të re në një kampionat tjetër më pëlqen më shumë se një ndryshim brenda Bundesligës. E, natyrisht, do të jetë i rëndësishëm edhe fakti që vlerësimi për mua të jetë maksimal. Ja përse vendosa të shkoj tek RB Leipzig e për këtë motiv në hapin tim të ardhshëm do të zgjedh atë vend ku do të kem të njëjtën ndjesi”.

Për situatën e Werner ka folur edhe Oliver Mintzlaff, drejtori sportiv i Leipzig, në Sport1, duke u ndalur edhe në vështirësitë e klubit gjerman në rast se Bundesliga përfundon me kaq. Cështja ndërthuret me merkaton e sulmuesit: “Nëse nuk arrijmë të luajmë deri në fund kampionatin, nuk mund të bëjmë llogari për transferime të reja. Duhet të shesim përpara se të blejmë, por do shesim me kujdes. Kemi një skuadër të mirë. I dimë termat e kontratave të lojtarëve tanë e personalisht i njoh mirë, sidomos ato të lojtarëve më të mirë. Nuk duam të shesim më të mirët nën vlerën e tyre. Nuk e marrim në konsideratë faktin që lojtarët tanë të largohen falas e cështja e Timo Werner nuk bën përjashtim“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *