• |
ide | kryesore

Analiza/ 4 leksionet që koronavirusi i dha botës

F1, Planet



Njerëzit vazhdojnë të thonë: gjithçka ka ndryshuar.

Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në Njerëzit vazhdojnë të thonë: gjithçka ka ndryshuar.normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit.

Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë. Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta. Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.

Duhet të reagojmë më shpejt

Një studim i realizuar në mars nënvizoi rëndësinë e të vepruarit shpejt. Sikur Kina të kishte kryer më shumë testime dhe t’i kishte ndërmarrë masat e tjera një javë më herët, do të kishte zvogëluar me 66% rastet në Kinë, argumentuan studiuesit. Po të kishim vepruar tre javë më herët, do të kishte reduktuar rastet me 95% në gjithë botën.

Ne e dimë se çfarë funksionon për ta izoluar virusin…

U bënë muaj me këtë epidemi, dhe informacionet themelore rreth koronavirusit janë ende të paqarta. Sa infektues është? Sa vdekjeprurës? Drejtuesit po i marrin vendime për jetë a vdekje, bazuar në supozimet më të mira. “Ne jemi duke e fluturuar aeroplanin, teksa jemi duke e ndërtuar”, thotë Ashley Arabasadi, këshilltar politik në Institutin e Shkencave të Menaxhimit të Shëndetit me qendër në SHBA.

Pjesa më e vështirë është zbatimi i masave

Përhapja e koronavirusit e ka bërë të qartë se është një problem universal: madje edhe vendet që dinë se çfarë funksionon, dhe kanë aftësinë për të vepruar, sërish hezitojnë. Disa vende me tradita të forta liberale, siç është Britania, filluan të kundërshtojnë frenimin e të drejtave civile në mënyrë drastike. Grupet e industrisë italiane raportohet të kenë rezistuar fuqimisht ndaj idesë së mbylljes së Lombardisë, një nga motorët e ekonomisë së vendit. Vendeve në zhvillim si Pakistani u është dashur të ekuilibrojnë ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, me pasojat katastrofike të mbylljes së fermave dhe vendeve të ndërtimit, ku punojnë më të varfërit.

Liritë civile po përballen me provën më të madhe të gjeneratës

Sipas një studimi, më shumë se 40 vende kanë implementuar një formë mbikëqyrjeje ose censure në emër të luftimit të koronavirusit. Këto mjete kanë krijuar një botë që mund të dukej diktatoriale disa muaj më parë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut pranojnë se po jetojmë në një situatë emergjente, por shqetësohen se qeveritë do ta përdorin frikën e shpërthimeve të viruseve në të ardhmen, për të justifikuar mbajtjen në fuqi të shumë prej këtyre mjeteve – pavarësisht nëse ato ndihmojnë apo jo.

“Ne po përballemi me një sfidë të jashtëzakonshme,” thotë Akshaya Kumar, drejtori i avokimit të krizave në Human Rights Watch. “Disa nga këto masa janë thjesht marrje pushteti pa një klauzolë të qartë dhe nuk duket sikur ata vërtet duan të luftojnë virusin”. “Mundësia për abuzim është e lartë,” paralajmëroi OKB në një raport javën e kaluar. “Ajo që justifikohet gjatë një emergjence, mund të trajtohet si normale pasi të ketë kaluar kriza.” /The Times



1 Comment

  1. raliteti ne tok ekstrem I vertet nuk eshte pa pergjegjes autor dhe aktor,,keto jan tregues padrejtesish,padrejtesia ne tok po permbys interesat,kolektive dhe individuale, dhe po mbyll burimet e dobive qe japin gjallesat prej ku varet ekzisten ca jetes ne tok, qoft burimet njerzore te dituris qofte vet gjallesat,kjo eshte nji pikpytje e malle perpara te gjitheve ,ku dalja nga kjo situate dhe zgjilljet nuk jan me limitet strategjike te interesave grupeve te caktuara njerzore ,me padrejtesi,,sic jan pretendimet konspirative,,format teknologjike per marrjen e kontrollit dhe seleksionimin e popullsis,zvoglimin ,e saj ,ne bot,por eshte moment per te kuptuar te gjith ,se kush jemi perball kujt jemi nga erdhem dhe nga do shkojm ,te pranojm ralitetin ta vlersojm ate ne menyr shkencor fetare dhe baz te saj te pranojm orientimin ,qe sjell zgjillje funksionale qe run lirit dhe te drejtat njerzore shpreh dhe mbron natyralitetin njerzore ,te krijesave ne formrmen adekuate te funksionit zgjilljeve ,ndryshe bota me padrejtesi ,me trysni te shumfishta ,ka kregues zhvillimi te frikshem ,per nje pikpyetje te malle ne ekzisten c,shkaku se padrejtesia qe nga krijimi nuk u krijua funksionale si dobi me te mall ka demin se dobin,jan faktet I kemi kudo treguesit e saj ne zhvillim ,ka antivlerat antivlerat nuk jan dobi por dem per te gjith kurse e kunderta saj eshte e verteta ,qe ka tregues vlerat vlerat jan vlere dobi funksion per te gjith I duam te gjith e perse te mos ndalim padrejtesin perseri askush nga gjinia njerzore nuk pranon ti behet dhe te pranojm vlerat per te gjith perderi sa te gjith I duam ,thjesht ne ket koment shpreha natyralitetin njerzor per ta pranuar ne unitet per gjith dhe kundershtuar antivleren padrejtesin qe nuk deshiron ti behet askush por tani ta pranojm dhe kundershtojm te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *