• |
ide | kryesore

Drake tregon pse e bëri të birin publik

Paparazzi, Slider



Në fund të marsit, Drake i prezantoi për herë të parë botës, djalin e tij 2-vjeçar, Adonis. Vogëlushi erdhi në jetë nga Sophie Brussaux, aktore filmash për të rritur, në tetor të 2017-ës, por Drake pohoi se është baba vetëm në qershor të 2018-ës.

Dy muaj më parë, i tregoi të gjithëve fytyrën e vogëlushit, i përmalluar për të krijuar kujtime të reja me të.

 Tani, për të gjithë kureshtarët që pyesin se përse zgjodhi të ndajë foto të tilla pas kaq shumë kohësh, Drake ka një përgjigje. “Publikimi i atyre fotove më bëri shumë mirë. Ishte shumë bukur të ndaje diçka të tillë me botën. Nuk ishte diçka që e diskutova me dikë, apo diçka e planifikuar. Thjesht u zgjova një mëngjes dhe mendova me vete që kjo është çfarë dua të bëj sot dhe e bëra. Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t’i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë (të jem i famshëm), t’i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi.”-tregoi ai gjatë intervistës me  Lil Wayne në “Young Money Radio”

Drake konfirmoi se ishte bërë baba në këngën “Emotionless.” Në tekst thuhej: “S’po fshija tim bir nga bota/Po fshihja botën nga tim bir.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *