• |
ide | kryesore

Mbush 3 muaj kryeministër, flet Albin Kurti: Më rrëzuan që të coptojnë Kosovën

Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të punëve të qeverisë së drejtuar prej tij në këto 3 muaj. Sipas tij, 6 tetori është data kur u bë ndarja nga e kaluara e dhimbshme dhe e ardhmja e ndritshme. Në një video-mesazh ai tha se qeveria u rrëzua sepse duan një marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e coptim të territoreve, gjë që sipas tij, nuk mund t’i bënin me këtë qeveri.

“Pamë se si disa aktorë në vend, në vend se të fokusoheshin në luftimin e përbashkët të pandemisë, luftuan kryeministrin. Një opozitë dhe një president që virusin nuk e shihnin si rrezik për qytetarët nga i cili duhet shpëtuar, por si mundësi për veten e tyre për të përfituar. Presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit u bënë bashkë që krizës shëndetësore t’ia shtonin edhe një të tillë politike. Kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme”, – tha ai.

“Qeveria nuk u rrëzua për shkak të mospunës së saj por përpikërish për punën e mirë në luftën e korrupsionit. Me mua si kryeministër nuk lejojmë shpalljen e panevojshme të gjendjes së jashtëzakonshme”, – ka thënë Kurti duke hedhur dyshime edhe për marrëveshjen e LDK me parti të tjera.

“Ne ende nuk e dimë çka ka në marrëveshjen me Listën Serbe. Të premten e pamë se si u nxor një dekret jokushtetues. Unë e kuptoj presidentin ceremonial që punët ka dëshirë t’i mbarojë jashtë orarit e jashtë ligjit, ama këtë nuk mund ta pranojmë e as lejojmë”, – ka shtuar Kurti.

Kurti ka qenë kritik për përpjekjet që po zhvillohen për krijimin e qeverisë së re.

“Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë pushtet pa zgjedhje. Protestat e tyre kanë pasur synim që të ndalin vendimet që cenojnë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Kurti duke theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Si urdheron zoterote.
    Po mos te jete Kurti ,Kosova iku.
    A thua se Kurti e cliroi Kosoven.
    Shko dhe bej shurren ne breke,patriotizmi manover nuk even me.
    Kurt NUK je ti qe vendos,,je here so anarshistet Frances.
    Kurt ik,dhe ik me mend.

  2. KM i video mesazheve. Me video nuk mbrohet Kosova. Ishte ne krye te vendit nuk mori detyrat…u shkarkua. Arsyetimet jane te kota.

  3. Politika i ka keto Albin,

    ca i di ti burra shteti Isa Mustafen, Thaqin , Ramushin, Limajn dhe Behgjet Pacollin ???

    jane nje tufe plehrash, berllog. ke dhe ate cunin e prishtines Shpend Ahmet Bythen e FER-it edhe ai dora e tyre eshte.

    dmth po ta leshoje pak doren amerika keta te gjihte bashke e dhjesin kosoven per 2 leke secili. kjo eshte e verteta e hidhur.

    njerezit njihen kur kane pare dhe pushtet jo kur jane barkthare drenices dhe rrugeve te europes . ne keto kushte te gjithe jane patriote. Kur vene para, nuk ka me patriotizem por interesa. Te pakten Isa kurva eshte i vetmi kurve qe nga koha e Jugosllavise

    te fala baton haxhiut dhe berat buzhales

  4. Ik ore tutje karagjoz. kur flet ky per ” pandemi” imbeti pandemia ne goj. idjot komplet. le popullin pa pune e te rinjte pa shkolla si qelbsi tjeter ketej. Hajvan si te tjeret dhe ky ne rastin me te mire apo mendere shitur underground ne rastin me te keq.Kosovaret duhet te fillojn ta vene ne pikpyetje kete qenien per te mos u zhgenjyer keq si ne ketej me qelbesirat njeri pas tjetrit.

  5. Nuk je rrezu Kurt! Kaner rezu veten e biles me turp! Fjalet e teperta s’kane vlere, Kosova duhet te shkoj ne zgjedhje, fitofte me i miri!

  6. Jane qe jan ti fusin dhe ketej nje te ndare ta mbarojn ca kan nis ne 97. Dhe keshtu bin rehat kellirat mendere shitur te shqiptareve dhe jo vetem. Do tju japin nga nje rroge shtese. Dhe me ate rroge do jetojn si mbreter . Pastaj te ngren flamurin e bangladeshit somalis nigeris te fiseve zulu dhe te kenaqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *