• |
ide | kryesore

“Në çdo stadium më këndonin ‘bir ku**e'”: Materazzi kontrovers me racizmin: “Gjykatësi sportiv ka**n kupton”

Sport



Marco Materazzi është i ashpër në deklaratat e tij, ashtu si dikur në ndërhyrjes në fushë. Sa herë që kampioni i botës në 2006 flet, krijohen polemika, e lidhja direkte në faqen e Instagram të Nicolò De DeVitis, nuk do të bëjë përjashim. Ish-mbrojtësi i Inter prek një temë delikate e drejton gishtin kundër gjykatësit sportiv e sanksioneve të sotme: “Në cdo stadium më këndonin ‘bir ku**e’, tani bëjnë të gjithë moralistin me racizmin: të bardhë, të zinj, të kuq…. plotësojnë gjobat… Por gjykatësit sportivë që kanë qenë e janë edhe tani ka**n kuptojnë”.

“Sepse atëherë kur më këndonin ‘bir ku**e’ e ja këndonin Balotellit, nuk ishte njësoj si tani që bëjnë ‘buu’?”, pyet Materazzi, që pretendon se shumë shpesh keqkuptohet motivi i disa fyerjeve që vijnë nga shkallët e stadiumeve: “Unë mendoj se kjo nuk është një formë racizmi, por kërkon që të mos e bësh kundërshtarin të luajë mirë. Të paktën kjo pjesë duhet ndarë, sepse o mendon që janë njerëz të vegjël në mendje ose e bëjnë sepse të kanë frikë e nëse të kanë frikë ndodh sepse je i fortë. Unë e shihja kështu, pastaj nëse është gjykatësi që do të shfaqet, i jep 20 mijë euro gjobë e mbyll sektorin. Për cfarë duhet?”.

Në lidhje me gjykatësit sportivë, ish-lojtari zikaltër ka folur edhe për gjobën e marrë pas një gjesti drejtuar rivalëve të Milan në një derbi: “Mora karton të verdhë sepse bëra një gjest kundër tifozëve kundërshtarë e mora 10 mijë euro gjobë. Shkova në Disiplinor e më thanë se duhej të thosha se gjesti ishte për tifozët e mi, unë natyrisht thashë se e kisha me tifozët e Milan, që më këndonin ‘bir ku**e’ prej 10 vjetësh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *