• |
ide | kryesore

Pedro, presion Chelsea përmes Romës: “Po vlerësoj ofertat”

Sport



Në kohën kur cështja që shqetëson më shumë është kur, apo nëse, do të rinisë futbolli, skuadrat kanë filluar të përgatiten për merkaton. Për të gjithë po qartësohet se mënyra më e mirë për tu përforcuar është shkëmbimi, huazimi, apo goditjet me parametër zero: e në të treja Roma ka treguar se di të veprojë me sukses, duke hedhur sytë këtë herë nga sulmuesi anësor i Chelsea Pedro, që shkon në skadencë kontrate.

Sulmuesi spanjoll në vigjilje të qershorit, kur do të jetë një lojtar i lirë, po mendon për të ardhmen. “Duhet të flas me klubin, kam një kontratë deri në 30 qershor – ka zbuluar ai në një intervistë për “El Larguero” në Cadena SER – Jam i hapur të dëgjoj ofertat” ka thënë ish-lojtari i Barcelonës.

Pastaj, mbi emergjencën Koronavirus: “Kur sheh se pjesa më e madhe e lojtarëve që janë infektuar, si Pepe Reina, të thonë sa e rëndë ishte… Duhet ti japim prioritet shëndetit para të gjithave e të shohim si mund të ecim përpara. Shpresoj të kthehemi së shpejti në normalitet, edhe se nuk e kuptojmë akoma si do të influencojë me rikthimin e kompeticioneve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *