• |
ide | kryesore

Të riatdhesuarit në Shëngjin dalin sipas dëshirës nga hoteli karantinë

Lajme, Të fundit



Të riatdhesuarit që janë vendosur në hotelet e Shëngjinit duhet të qëndrojnë në vetëkarantinë për 14 ditë. Por shumë prej tyre që në ditën e tretë, kanë filluar të dalin jashtë të pa shqetësuar nga askush. AbcNews publikoi pamje që këta shqiptarë të kthyer jo vetë që dalin nga dhomat e hotelit, por dhe shëtisin apo ulen në stolat e shëtitore të Shëngjinit.

Sapo shohin kamerën hyjnë në hotel. Në oborrin e një hoteli tjetër duken persona të tjerë që po kthehen nga shëtitja dhe jo vetëm nuk mbajnë distancë, por dhe nuk janë as të pajisur me maska. Banorët e Shëngjinit shprehin shqetësim.

“Ata potencialisht janë mbartës të virusit për sa kohë që janë në karantinë. Duhet të sigurohemi pastaj të dalin, po këtu s’ka njeri ti kontrollojë” – thotë njëri prej tyre. edhe pse u tha që hotelet do të mbikëqyren nga policia, në Shëngjin kjo nuk ka ndodhur. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *