• |
ide | kryesore

Dokumentari që do tregojë të pathënat e Lady Diana-s

Paparazzi, Slider



Sipas The Sun (via Cosmopolitan) dokumentari “do të tregojë për betejat e shëndetit mendor, çrregullimet e të ngrënit, martesën e palumtur me princin Charles dhe fëmijërinë e vështirë” të Diana-s. “Being Me: Diana” do të shfaqet në Netflix dhe “do të përmbajë filmime të papublikuara më parë nga bisedat e Diana-s me njerëz të afërt” për t’u përqëndruar te “trazirat e brendshme përpara se të ndahej zyrtarisht nga princi Charles”.

Një burim pranë familjes mbretërore u shpreh:“Mbretërorët do të refuzojnë të marrin pjesë ashtu si edhe familja e Diana-s. William dhe Harry do të mërziten dhe inatosen shumë. Veçanërisht Harry sepse ai është duke bashkëpunuar me Netflix. Në këtë kohë, mbretërorët pësuan një goditje nga largimi i Harry-t dhe Meghan-it dhe koha nuk është e përshtatshme.”

Për momentin, projekti nuk është përfunduar dhe as nuk është shitur diku, ndërsa familja mbretërore nuk ka reaguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *