• |
ide | kryesore

Faza 2 në Itali: Sassuolo në fushë, Bologna e Inter nesër, Roma kryen vizitat mjekësore

Sport, Video



Ashtu si u lajmërua të shtunën, Sassuolo ka rinisur stërvitjet individuale mbi bazë fakultative në Mapei Football Center. Nën vëzhgimin e një preparatori, janë kryer vrapimet e para e ushtrimet për të rifituar konfidencën me terrenin e lojës pas periudhës së gjatë të izolimit të diktuar nga emergjenca Koronavirus. Në grupin e parë të lojtarëve bënin pjesë Rogerio, Magnani e Djuricic.

Edhe Faza 2 e Romës ka nisur. Mëngjesin e sotëm, disa lojtarë verdhekuq kanë mbërritur në Trigoria për vizitat mjekësore. I pari që mbërriti ishte portieri Pau Lopez, i ndjekur nga Edin Dzeko në drejtimin e një Bentley e me maskë në fytyrë. Kontrolle fizike për lojtarët që do të vazhdojnë deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja skuadra e Fonseca do të nisin stërvitjet individuale ose në grupe prej maksimumi pesë lojtarë në tre fushat e qendrës sportive verdhekuqe.

Programi i vizitave parashikon prova nën sforcim, ekokardiograma, teste kardiologjie të nivelit të parë e të dytë, testin sierologjik, analizat e urinës e ato të gjakut. Pastaj nga e enjtja lojtarët do të ndahen në grupe e breza orari për të nisur punën fizike në fushë. Shumë vrap e pak punë me topin për të arritur gati në 18 maj, datë në të cilën duhet të rikthehen stërvitjet si skuadër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *