• |
ide | kryesore

FOTO/ Shitet vila luksoze e bosit trafikant të drogës

Lapsi Leaks



Qeveria meksikane ka nxjerrë në ankand vilën e trafikantit famëkeq të drogës Amado Carrillo Fuentes. Ai që dikur njihej si “Lordi i Qiejve”, vdiq në 1997 pas një operacioni plastik që shkoi keq. Shtëpia e tij në Mexico City u shit për më shumë se 2 milionë dollarë dhe të ardhurat do t’i shkojnë shërbimit vendas të shëndetit publik dhe luftës kundër koronavirusit.

Pseudonimin e tij, Fuentes e fitoi për faktin se një pjesë të mirë të kontrabandës së lëndëve narkotike e bënte me flotën e avionëve të tij privatë. Në vitet 1980-1990, ai konsiderohej si një trafikantët më të fuqishëm meksikanë të drogës.

I lindur në rajonin verior të Sinaloas, Fuentes ishte nipi i njërit prej themeluesve të kartelit të Guadalajara, të cilit iu bashkua shumë shpejt. Avionët mësoi t’i pilotonte vetë dhe më vonë, këto njohuri dhe ato që kishte mbi rrugët e fluturimit, i përdori për të zgjeruar biznesin e kontrabandës së narkotikëve në qiell.

Në fillim kalonte vetëm marihuanë, megjithatë më vonë nisi të dërgonte në SHBA kokainë nga Kolumbia përmes Meksikës. Në 1997 kërkoi të bënte operacion plastik për të ndryshuar pamjen dhe për të shmangur arrestimin.

Por ndërhyrja, që përfshinte dhe liposukcionin, shkoi keq dhe ai humbi jetën. Tre mjekët që kryen operacionin u gjetën pas disa muajsh të vrarë. Trupat e tyre, që kishin shenja të qarta torture, qenë futur nëpër fuçi ku më pas ishte derdhur beton.

La historia de Amado Carrillo: el capo que se convirtió en “El ... Amado Carrillo Fuentes by Prezi User on Prezi Who was Amado Carrillo Fuentes and what happened to him?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *