• |
ide | kryesore

Investigimi/ Nuk është koha për të blerë shtëpi në Tiranë. Çmimet do bien

-Instant, Kryesore, Lajme



Ndonëse as ndërtuesit e mëdhenj dhe as agjensitë imobiliare nuk pranojnë që tani për tani të ketë një rënie çmimesh në tregun e banesave si rrezultat i krizës ekonomike që ka trokitur, ato rrezikojnë të ulen ndjeshëm. Ky është pak a shumë përfundimi që nxjerr një investigim i revistës ekonomike Monitor, e cila flet për një ngrirje të tregut të shitjeve blerjeve të apartamenteve në Tiranë (lexo këtu).

“Në këta dy muaj karantinë transaksionet janë reduktuar në mënyrë drastike, rënia është 70 deri në 80%. Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes, por nga ana tjetër ka ndikuar edhe psikologjia e blerësit në këtë periudhë krize, i cili është i pasigurt për një investim të madh. Edhe nga bankat është ngadalësuar procesi i shqyrtimit të kredive, sepse një pjesë e qytetarëve kanë dalë pa punë, të ardhurat u janë reduktuar dhe po rivlerësohen nga bankat. Për disa raste që kemi pasur në proces nga bankat, shqyrtimi mesatarisht zgjat 1 deri në 2 muaj” i ka thënë Monitor, Juliana Nela, e agjensisë “Remax”.

Ndër faktorët e këtij stanjacioni, përpos ngadalësimit të kredive mendohet të jetë efekti psikologjik i krizës, rënia e kërkesës për blerje nga emigrantët dhe stopimi i atyre që iu janë prerë pagat. Megjithëatë rënia e çmimeve ende nuk ka filluar dhe ajo pritet të ndihet brenda tre katër muajve, në vartësi të parasë informale që qarkullon në treg, dhe në vartësi të efektit që do të ketë amnistia fiskale e nisur nga qeveria.

Lexo me tej:

Amnistia fiskale/ Cilat janë dyshimet dhe kush përfiton?

Shpresa e vetme e atyre që po ndërtojnë në Tiranë është fakti se sipas llogarive janë 22 mijë familje që aktualisht jetojnë me qera në kryeqytet, dhe që përbëjnë një fond potencial blerësish. Por ato janë kryesisht familje pa shumë të ardhura dhe ato do e kenë të vështirë të shndërohen në blerëse ndërkohë që politika e bankave është që financon maksimumi 80% të vlerës së një apartamenti të ri. 

Çmimet para krizës

Përpos krizës raportin mes kërkesës dhe e ofertës mendohet ta zbresë edhe fakti se në kryeqytet ngado po ndërtohet, madje në bashki ndodhen edhe 300 kërkesa të reja për leje të reja. Prandaj kush po bën plane për një apartemant të ri duhet të tregohet i duruar. Për tre ose katër muaj pritet ulje çmimesh.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Berisha bën thirrje “t’i përvishemi policisë”: Merrni shembull nga rumunët, o frikacakë,shpellkare trima salihu frikacak ju ben thirrje te ngriheni,ju cfare do beni tani?

  2. PO MI SHOQE PO . A JU JENI MBRAPA DYNJAJE . KETU NUK KA EKONOMI TREGU POR EKONOMI DROGE DHE KRIMI PRANDAJ NUK FUNKSIONOJNE TEZAT E EKONOMISE.

  3. Tregu i apartamenteve ne tirane eshte absurd. Cmimi ne asnje moment nuk justifikon vleren e saj. Nuk kane standarte dhe as sherbime, thjesht blen nje kuti betoni dhe stresi.

  4. Bindjuni thirrjeve te kriminelit salih o shpellkare ju ka mbajtur me buke supe lakuriqe dilni nga bodrumet mjaft shkruajtet eshte koha tja shperbleni salihut ate qe ai ka bere per Ju

  5. Po per cdo lajm o rrot kari merresh me salen. Po shko o vemje dhe zbraz inotin kur e ke kaq fiksim, shko e meru me salen direkt duket qe tka bo shum keq shko ne ke bythe e zgjidhe mjaft na cave trapin me komente idiote ne cdo lajm.

    1. Ore ti, pse tregohesh kaq naiv. Nuk besoj se ka asnje inat me Salen, por thjesht duan qe te terheqin vemendjen nga problemet konkrete dhe nga gomarlleqet qe po ben Edi. Te kujtohet si thonin ne fillim, per cdo gje, “Fajin e ka Saliu”. Tani nuk i ecen me kjo shprehje dhe kane ndryshu strategji. Sala ka ber ca ka bere tani ka dal ne pension dhe nuk na vjen me asnje dem nga ai, e kunderta mund te thuhet per Ramen.

  6. Bujar Nishani ndjek doktor “vdekjen”: Ka njerëz me Covid-19 që vdiqën pa qenë në spital, nuk u deklaruan nga qeveria,ja ju shpellkaret e dashuruar pas salihut beni sikur nga salihu sna vjen asgje ai ka ikur ne pension,por shpellkari AS ai eshte perdite ne fcb prane jush me sms te tipit si ky i kapterrit komunist Jari

  7. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

  8. Boooo kar antina i paska bo dom lexuesve te lapsit.

    2 fjale per temen:
    Cmimet sdo bien!

    Ka euro plot nga droga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *