• |
ide | kryesore

Juventus bëhet gati pa Ronaldon: bardhezinjtë bëjnë testet e tamponet

Sport



Juventus, ashtu si skuadrat e tjera të Serie A, bëhet gati të fillojë stërvitjet, pas aprovimit për stërvitje individuale edhe në sportet e skuadrës. Sot janë kryer testet e para në prag të rifillimit të stërvitjeve, duke ndjekur protokollin e Figc. Vizitat përfshijnë testet mjekësore e fizike, mes të cilëve edhe tamponet. Kanë munguar natyrisht, lojtarët që janë ende jashtë kufijve të Italisë e kur të kthehen duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë.

Futbollistët bardhezinj, të gjithë me maska mbrojtëse, janë prezantuar në mëngjes në J Medical: të parët që mbërritën ishin Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado, Carlo Pinsoglio, Leonardo Bonucci e Aaron Ramsey. Klubi bardhezi ishte një nga më të goditurit nga Koronavirus, me tre raste pozitive: Daniele Rugani, që ishte i pari futbollist i infektuar në Serie A, Blaise Matuidi e Paulo Dybala. Qendërmbrojtësi dhe francezi e kaluan virusin, ndërsa argjentinasi pret ende verdiktin e tamponit të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *