• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Qeveria gënjen për numrin e viktimave nga koronavirusi

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bën akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

“Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19. Masat nuk parandaluan asgjë. Pse nuk rri në rrugë virusi gjatë orës 5 deri në 5 e gjysmë pasdite.

Qeveria bën propagandë dhe nuk kërkon falje duke thënë që ky virus na zuri të papërgatitur dhe nuk arritëm ta menaxhojmë këtë situatë. Qeveria nuk ka treguar sa kanë vdekur në janar dhe shkurt” – tha Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Open” në TCH. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Këtyre ju pëlqen të bëjnë si shefa dhe po e mbajnë peng.
    Po të kishte rrezik do ishte bërë nami.
    Fëmijët a janë përzier me njëri tjetrin më prindërit?
    A kanë familje?
    Pse ska rritje eksponenciale?

  2. Shifrat jane te genjeshterta . sidomos kur teston aq pak sa edhe minimumi i minimumit duket shuuume

    pra pyetje ska!

  3. Po mi kare po, tani nje ane akuzon qeverine qe ka izoluar shqiptaret me shume nga te gjithe, nje ane akuzon se ka fshehur te vdekur, – pra nese degjojm ty apo nai tjeter qe shkon mbrapa teje i bie qe ne shqiperi ka ndodhur e papara, vdekshmeria e larte me izolim total.

  4. O rre ti moj buqer o s’ka.Trump dhe Meta jane kampionet e rrenes.
    Familja Meta .,familje hajdutesh,familje genjeshtaresh.

  5. Bujar Nishani ndjek doktor “vdekjen”: Ka njerëz me Covid-19 që vdiqën pa qenë në spital, nuk u deklaruan nga qeveria,shtohet dhe mona kjo do jete kauza ne keto e opozites se salihut jarit lulushit mones dhe tritanit

  6. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *