• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse kurba e covid në Shqipëri nuk ka asnjë logjikë

Lajme, Të fundit



Publicisti Fatos Lubonja thotë se kurba e COVID-19 në Shqipëri nuk ka asnjë lloj logjike dhe një nga arsyet sipas tij është se nuk janë tamponuar asimptomatikët. Kjo gjë për Lubonjën përbën një rrezik tani që jemi në fazën e hapjes.

“Kemi një kurbë që ka rezultuar pak a shumë e çrregullt. Nuk kemi një kurbë që të ketë një lloj logjike dhe një nga arsyet sipas asaj që më rezulton mua është fakti se tek ne nuk ka pasur një strategji tamponimi më të madhe.

Kanë munguar tamponët. Tamponët duhen edhe për të identifikuar edhe ata që janë asimptomatikë. Sa kohë që këta kanë qenë në shtëpi nuk kanë qenë rrezik. Por në momentin që dalin dhe dalin dhe moshat delikate këta bëhen rrezik. Kjo është një e papritur.

Në Itali ka filluar të diskutohet shumë testimi i gjakut për të kapur antitrupat dhe bën seleksionimin tjetër të një pjese të popullsisë e cila e ka kaluar dhe është imunizuar ndoshta dhe jashtë rrezikut dhe këtu nuk flitet fare. Në Itali ka filluar.

E treta që mua më shqetëson në këtë situatë është se dola sot dhe ishte rruga plot. Njerëz pa maska gjysmë për gjysmë dhe ndërkohë në Itali jo vetëm që ka dalë ideja që duhet maska patjetër, por që flitet dhe 50 cent maska.

Ndërkohë që këtu tek ne, maska më e lirë ishte 1 euro e ca, më e shtrenjta 6 mijë lekë të vjetra në farmaci. Të gjitha këto tregojnë se ka mungesë investimi hedhje parash. Ajo që është më e lehta është karantinimi. Tek ne më shumë se bashkëpunim ka qenë dhunë, shtrëngim, frikësim. Unë i shoh njerëzit sikur janë lëshuar tani. Bashkëpunim do të thotë të kesh përgjegjësi dhe për tjetrin”.

Lubonja thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për rikthim gradual në atë gjendje që ishim më herët.

“Kthimi duhet të jetë i ngadaltë dhe jo me vrull. Duhet strategji për këtë kthimin gradual. Unë mendoj se nuk kemi strategji për kthimin gradual, por jemi tek shpresa e Zotit, sic thonë shqiptarët. Ka një gjë që ta thotë bonsensi përtej shkencës.

Karantina ishte edhe e duhura disi, sepse nuk kemi sot vaksinën. Ajo që bie në sy është se jugu i Italisë është pak a shumë si ne. Nëse infektohen shumë njerëz, atëherë si do ia bëjmë ta ndalim këtë gjë? Janë distancat sociale, janë testimet që duhen bërë, për të parë kush duhet izoluar e kush jo. Ka një masë gjërash që unë i shoh të vështira se mund të bëhen tek ne”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News24. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Po me nje laborator qe nxjerr rezultate cfare testimi masiv do bejm ne.
    Smerret njeri me kerku llogari pse nuk rritem numrin e laboratorve gjate ketyre 2 muaj apo se si po bejm hapjen (italia ka 21 indokator qe do monitoroj kurse ktu asnje), por karat merre ae kemi kaluar ne janar apo jo (tani e gjithe europa u fut ne krize ne mars, ne dalim e kemi kaluar ne janar, ja kemi kaluar edhe suedise, pa asnje mase)

    1. Nuk eshte as problem laburatori apo Lekesh. Ceshtja eshte qe qeverise i intereson ta mbaj gjendjen te tille se i ka te gjitha nen kontroll dhe del ai i gjati si shpetimtar. A e ke degjuar ministren e shendetesise ne Opinjon para nja 1 jave, tha qe gjendja e jashtezakondhsme do te vazhdoje se paku deri ne Janar te vitit tjeter.

      1. uuuu sa i AS i zgjuar qenke tiiii . Sa mire e ke nxjerre kete perfundimin ‘llogjik” , tamam nga AS e ke nxjerre.

        1. I ka rezultuar ketij….
          Ekspertit dhe kritizerit per gjithcka e gjithkend.
          Lubonja shpesh, si shume te ngjashem me te, ripertypin ato qe shohin e degjojne nga mediat e huaja – italiane ne kete ras, nderkohe qe asnje vend e ca me pak Italia eshte nje shembull qe Shqiperia duhet te ndjeke.
          Eshte mese e vertete qe prbolemi ne Shqiperi do te jete gjithmone ai i te ndjekurit te ligjit dhe padyshim probelmi i madh kulturor e higjenik. Pra ne te njejtne fjali Lubonja flet per shkelesit e lgijt dhe nderkohe nxit vete shkejljen e ligjit (meqenese ligjit qenka e Rames).
          Eshte e vertete qe testimi do te ishte menyra me e mire per te pasur nje pasqyre me te plote te perhapjes dhe trend-it te COVID ne shqiperi – por testimi eshte ne vetvete problematik pasi ka nje novel te larte te rezultateve Fals Negativ. Pra individe qe mudn te jene te infektuar qe kane rezultat negativ. Testi i gjakut/antitrupave padyshim qe eshte ai i duhuri por deri me sot nuk ka ende nje prove te forte qe COVID krijon imunitet tek te prekurit. Pra ceshtja e testimit eshte nje nevoje se pari e eksperteve per ta pare numrin e te prekurve dhe aftesite infektuese te virusit. Eshte padyshim e rendesishme edhe per individin qe te dije nese ka apo jo virusin – Per kushtet e Shqiperise eshte e ekuptueshme qe testimi te behet ne menyre prioritare ndaj atyre qe kane simptoma si edhe per personelin mjekesor ne linjen e pare te luftes ndaj COVID. Padyshim qe do te ishte shume me mire qe te kishim nje testim me te gjere – ceshtja qendron se cfare mund te beshe me tej me rezultatet e ketyre testeve te diskutueshme. Nese cdo individ do te merrte masat rigoroze per higjenen personale dhe mbi te gjitha distancen me te tjeret, perfshire edhe te afermit, famliljaret dhe miqte/shoket mund te pretendohej se lufta ndaj COVID do te ishte e fituar.
          Pra nga te gjitha ato qe ka brockullitur Lubonja me siper ajo qe eshte me shqetesuese per publikun shqiptar eshte pikerisht dalja ne mase e njerezve qe nuk dijne apo duan te repsektojne rregullat e perbashketa, te thjeshta/elementare madhe te higjenes personale dhe distancimit social. Nese cdo shqiptar do te perpiqej te bente keto ne vazhdim atehere lufta ndaj COVID do te ishte e fituar.

  2. JU LUMTE FATOS ,PRAP JU SI GJITHEMON GAZATAR I DREJT DHE I VERTET,AI ZAGARI I TREDHUR NGA EDI RAMA .SKENDER KURVA MINXHOZI JA DHE ATE QE E MERITOJ DHE PER KETE TE FALEMENDEROJ,UNE DESHIROJ ZOTI LUBONJA QE TE BEHENI PRESIDENT I KOSOVES NE QEVERINE E ALBIN KURTIT,KUR TE HEDHIM NE KOSH TE PLEHRAVE HASHIM THAQIN&co

  3. Therrisni Zalioshnjen. Ate injorantin qe nxjerr rezultatet e statistikave…Thirreni se Rama e perdor per engledisje sa here i duhen rezultate falso!

  4. Bujar Nishani ndjek doktor “vdekjen”: Ka njerëz me Covid-19 që vdiqën pa qenë në spital, nuk u deklaruan nga qeveria,nuk beri mire qe na mbylli,nuk po ben mire qe po hapet ky eshte fatos lubonja,nje lloj si nard ndoka

  5. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

  6. Nese ne kete vend do kerkoje llogjiken e gjerave , jo vetem te ka dale mjekrra e bardhe por nuk e di se sa jete do duheshin dhe praper nuk do ta gjeje . Jo me kot negativitetet i marrim te parat dhe pozitivitetet te fundit (ne mos fare).

  7. E verteta, e realiteti eshte vrastare per mashtruesit, apo genjeshtaret, qe bejne propagande me letra e grafiqe fallco, e kur per te mashtruar ngrihet nje stukture shteterore e tera per ta bere ate, me ne krye kapo mashtruesin, Rama. Perse duhet tu vije keq ore zoterinj, kur u thohet se ne te tera deklaratat e min shendetesise pas tyre ka patur mos saktesi, e genjeshtra. Kjo lloje propagande, qe tu ecte me mire ketij pushteti, e shfrytezoi nepermjet karantinimit, te gjate, e jashte cdo parashikimi. e andaj keta ( qeveria) jane te pa besueshem ne ato qe thone. Shihni kurben se sa po dalin te infektuar me shtimin e tamponimit ne nje mase me te madhe, dhe shihni se si po shtohen te infektuarit, pra, shifrat shteterore jane politike, e i ngjajne atyre kineze, pasi me deklaraten e ketij KM< ishim nga te paret ne luften ndaj kovit, por ne rrealitet gjendja qendron ndryshe, kete duhet te marrin vesh njerezit, e te krijojne bindjen e vet, se si te ruhen, e veprojne qe mos te infektohen, sepse jo cdo semundje kalon nga dera e policise, e urdherit te pa kontrolluarit KM.

  8. Nuk ka budallenj më të mëdhenj se ata që refuzojnë të mendojnë si puna jote. Fakti që urgjenca shëndetësore po përdoret nga liderët me tendenca diktatoriale për të mbajtur kontrollin këtë e sheh edhe budallai i budallait.

    Ti qënke në një nivel më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *