• |
ide | kryesore

Me avion privat drejt Torinos: Cristiano Ronaldo përgatit itinerarin

Sport



Pas gati dy muajsh (ishte 9 mars, pas fitores kundër Inter) Cristiano Ronaldo kthehet në Itali. Avioni privat i portugezit të Juventus është nisur nga Madridi, ku kishte ndaluar mbrëmë, për tu kthyer në Madeira e në orët në vijim do të marrë drejtimin për në Torino Caselle, ku pritet të mbërrijë rreth mesanatës. Në bordin e Gulfstream G200 Galaxy do të jetë edhe familja (Georgina, katër fëmijët e dy baby sitter) e kampionit bardhezi, që sapo të mbërrijë në Itali do ti nënshtrohet karantinës së detyruar për 14 ditë, për të nisur stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës në 18 maj.

Ndërkohë, në J Medical ka nisur kontrolli i lojtarëve bardhezinj që i janë nënshtruar tamponeve e vizitat mjekësore, përpara rikthimit të stërvitjeve në fushë. Në ditët e ardhshme janë parashikuar vizitat e testet fizike edhe për lojtarët e tjerë, përfshirë ata që si CR7, duhet ende të kthehen në Torino pasi kanë kaluar javët e fundit pranë familjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *