• |
ide | kryesore

Mjekët e Barcelonës japin alarmin: “Do ketë 5 deri në 10 dëmtime gjatë muajit të parë”

Sport



Alarmi mbërrin nga Spanja e nga një raport i mjekëve të Barcelonës. Sipas të përditshmes iberike As ka shumë preokupim në klub për shëndetin e lojtarëve të tyre. E këtë herë nuk bëhet fjalë për koronavirus, por rrezikun e lartë të dëmtimeve në rast se aktiviteti rinis pas këtyre dy muajve të gjatë. Parashikimet më optimiste tregojnë mundësinë e pësimit “nga pesë në dhjetë dëmtime” gjatë muajit të parë të ndeshjeve. Raporti vendos theksin në mënyrë të vecantë në punën parandaluese gjatë fazës së rehabilitimit “në muskujt e pasëm të kofshës e në artikolacione”.

Ekzistojnë motive të ndryshme për të arritur në një parashikim kaq pesimist: një periudhë prej dy muajsh mbyllje me pasoja të paevitueshme në formën fizike, stërvitje e pamjaftueshme për shkak të protokollit të vendosur nga Liga, mungesa e miqësoreve. Por edhe pak kohë në dispozicion për të rikuperuar lodhjen nga njëra ndeshje në tjetrën – flitet për maksimumi 72 orë – e temperaturat e larta. E gjitha kjo e rënduar edhe për shkak të sforcimit mendor, që do të jetë e përqendruar në fazat vendimtare të kampionatit e Champions të përqendruar në dy muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *