• |
ide | kryesore

Mjeku francez: Pacienti i parë me covid-19 që në dhjetor, por nuk e dinim çfarë ishte

F1, Planet



Një mjek francez pretendon se Franca kishte pacientin e parë me koronavirus në dhjetor, disa javë para rastit të parë të regjistruar zyrtarisht.

Yves Cohen, mjek në spitalin Ile-de-France, Paris, tha që testimi i mostrave të reja të pacientëve ka konfirmuar se virusi ishte në Francë menjëherë pas Krishtlindjes.

Ekipi i tij rishikoi testet negative për koronavirusin dhe gripin e 24 pacientëve që u pranuan në spital me simptoma të frymëmarrjes në dhjetor dhe janar, tha Cohen për kanalin francez BFMTV.

Një burrë, tani në gjendje të mirë shëndetësore, u identifikua si mbartës i koronavirusit, por Cohen tha se burri ishte ‘i befasuar’ pasi nuk e kuptonte se si ishte infektuar.

“Nga 24 pacientë, ne patëm 1 rezultat pozitiv për Covid-19 më 27 dhjetor, kur ai ishte në spital me ne”, tha Cohen.

Ai tha se ekipi i tij përsëriti testet për të konfirmuar rezultatet.

Kjo do ta bënte rastin e parë të vendit një muaj më parë sesa menduan fillimisht.

Cohen po bën thirrje për ekzaminime të tjera të testeve negative nga e njëjta kohë, dhe ai e ka raportuar rastin tek autoritetet rajonale të shëndetit.

Kjo vjen ndërsa Franca njofton se po planifikon të heqë bllokimin më 11 maj, kur fëmijët gradualisht do të kthehen në shkolla dhe disa biznese do të lejohen të rihapen.

Franca po debaton një projekt-ligj të ri për të zgjatur “gjendjen emergjente shëndetësore” deri më 24 korrik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndryshe, vendi ka pasur më shumë se 131,000 raste të konfirmuara dhe 24.895 vdekje, por numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm që nga mesi i prillit.



1 Comment

  1. Ne ditet e sotme, nje udhetar nga Wuhan per 3 ore eshte ne Singapor/shangai/hongkong/guandong , ai infekton 3 veta , pasi raporti eshte 1 me 3, Udhetari nga Singapori per 10 ore eshte ne Europe . Brenda 1 dite virusi udheton gjysmen e botes dhe e ke ne vendin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *