• |
ide | kryesore

Pamuk tregon romanin e ri/ Sundimtarët gjithnjë i fshehin efektet e pandemive

-Instant, Kryesore, Lajme



Nobelisti turk Orhan Pamuk prej katër vitesh është përfshirë në projektin e një romani të ri i cili ka si temë qëndrore murtajën që ra në fillim të shekullit të shkuar në Azi. Për këtë roman që autori mendon ta titullojë jetët e murtajës ai ka lexuar shumë jo vetëm kronikanët e mëdhenj të kohës por edhe shkrimtarë të përmasave botërorë që i kanë kushtuar veprat e tyre epidemive të tmershme vdekjeprurëse. Mes tyre ai i referohet  Daniel Defoe (Ditari i vitit të murtajës), Alessandro Manzoni (Të fejuarit), dhe Albert Camus (Murtaja) e të gjithë këta bashkë e kanë bërë të mbërrijë në një konkluzionin se si në kohët e vjetra ashtu dhe tani njerzit kanë të njëjtat sjellje dhe të njëjtat frikëra ndaj pandemive.

“Njerëzit gjithmonë i janë përgjigjur krizave shëndetësore duke përhapur thashethemet dhe informacione të rreme. Qoftë në shekullin e 17-të apo 21-të, sëmundja portretizohet pa ndryshim si një e keqe “e huaj” e imponuar në shoqëri nga diku jashtë” shkruan Pamuk në një ese të shkurtër të botuar këtë të hënë në Liberation.

“Unë i jam përkushtuar prej katër vitesh shkrimit të një romani historik, ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitin 1901, gjatë asaj që jemi mësua ta quajmë si “pandeminë e tretë të murtajës”, një epidemi e murtajës së zezë që vrau miliona vetë në Azi, por relativisht pak në Evropë. Tani, në këtë kohë, që prej dy muajsh, miqtë e mi, familja ime, por edhe redaktorët dhe gazetarët, pra të gjithë ata që e njohin temën e librit tim të ri, “Netët e murtajës”, më kanë përmbytur me pyetje mbi pandemitë.

Ata me padurim më pyesin nëse ka ndonjë ngjashmëri midis pandemisë aktuale të koronavirusit dhe epidemive të mëdha historike të murtajës dhe kolerës. Dhe unë po u them atyre që ngjashmëritë janë shumë të prekshme. Në historinë njerëzore dhe letrare, nuk janë vetëm bakteret dhe viruset që janë të zakonshëm për pandemitë, por fakti që përgjigjet tona fillestare kanë qenë gjithmonë të njëjta” shkruan Pamuk.

Dans les rues de Hong Kong en 1894, les morts de la peste bubonique gisent au sol.
 Në rrugët e Hong Kongut në 1894, të vdekurit e murtajës bubonike u shtrinë në tokë

Natyrisht që shkrimtari përshkruan disa nga këto ngjashmëri se si sillemi ne dhe paraardhësit tanë në këto raste të ngjashme. Reagimi i parë është ai për të mos e pranuar fatkeqësinë që na ka rënë, ai pasohet nga thashethemet dhe bestydnitë rreth saj, pastaj vjen refuzimi se ajo mund te ketë qen midis nesh, por është një flamë e importuar nga tjetër kund. Pamuk përshkruan gjithashtu edhe të përbashkëtën e gjithë sunduesve dhe udhëheqësve për ta minimizuar fillimisht sëmundjen dhe për të bërë sikur ajo nuk ekziston.

“Përgjigjja e parë për shfaqjen e një pandemie të re ka qenë pa ndryshim mohimi. Qofshin ato kombëtare apo lokale, qeveritë kanë qenë gjithmonë të ngadalta për të reaguar, duke maskuar faktet dhe manipuluar numrat ashtu siç dëshirojnë, në mënyrë që të mohojnë sa më shumë ekzistencën e krizës që po lind.

Në faqet hyrëse të “Ditari i vitit të murtajës”, veprën letrare më të qenësishme të shkruar ndonjëherë mbi reagimet njerëzore ndaj sëmundjes, Daniel Defoe rrëfen se si, më 1664, autoritetet lokale të rrethinave të Londrës u përpoqën ta minimizonin numrin e vdekjeve të shkaktuara nga pandemia, duke deklaruar se ato ishin të lidhura me sëmundje të tjera, që u shpikën aty për aty.

Epidemia e murtajës në Londër në 1665. Kufomat e ngarkohen në karroca për t’u varrosur jashtë qytetit. Gravure nga Franklin, 1847.

Tek “Të fejuarit”, një roman i botuar në 1827, që përshkruan përhapjen e murtajës me një realizëm të jashtëzakonshëm, shkrimtari italian Alessandro Manzoni rrëfen – dhe mbron – zemërimin e popullatës përballë strategjisë zyrtare të vendosur në Milano në 1630, për luftë kundër murtajës. Duke refuzuar të përballet me faktet, guvernatori i qytetit mohoi kërcënimin e paraqitur nga sëmundja dhe shkoi aq larg sa të vazhdojë festimet për të kremtuar ditëlindjen e një princi lokal. Në këto faqe, Manzoni tregon se si masat e pamjaftueshme izoluese, dhe nënvleftësimi nga popullsia, ishin faktorë që e përshpejtuan ndjeshëm përhapjen e sëmundjes”.

Megjithatë kjo ese për kraasimin me të shkuarën mbyllet me një porosi për të ardhmen:

“Nëse duam që një botë më e mirë të ngrihet pas kësaj pandemie, do të duhet të mbruhemi dhe të përvetësojmë me këtë përulësi, këtë solidaritet të gjeneruar nga orët e errëta që po kalojmë”.

©Lapsi.al/ Burimi Liberation



17 Comments

  1. mire te pakten tek ne masat u moren shpejt e cdo gje u mbyll ne kohe. Titulli qe i keni vendos eshte shembulli tipik se si te nxjerresh nje fjali jashte kontekstit e ta besh titull

  2. Kur na dhemb koka dhe na pyesin si jeni te gjithe genjejne:”Jam shume mire”.
    Absolutisht te gjithe genjejnepor minareja nuk futet dot ne thes.
    Kampioni i genjeshtres eshte Trump.

  3. Berisha bën thirrje “t’i përvishemi policisë”: Merrni shembull nga rumunët, o frikacakë Ushtare shpellkare jeni thirrur nen arme,mos zhgenjeni salih karaxhic berishen

  4. Pandemine mund ta fshehe ndonje pushtetar,
    por ama nuk fsheh dot varferine e bere mullar,
    edhe ky Edi Rama qe ka plot 7 vite ne pushtet,
    fukarallekun nuk e fsheh dot, sado i zoti te jet,
    sado qe te tregoje perralla e sado te derdellis,
    nuk e fsheh dot kurre deshtimin e ekonomis,
    se sa merr vesht e shijon Gamori ndoj muzik,
    aq kupton dhe Rama se ka deshtim Ekonomik

  5. Bujar Nishani ndjek doktor “vdekjen”: Ka njerëz me Covid-19 që vdiqën pa qenë në spital, nuk u deklaruan nga qeveria

    1. Pse habitesh ti – i paemer ? Ky Rama bylmez ta shiti videon ne Algjeri per protesta ne Spanje e mos te te rreje per ketu ne Shqiperi! Hajt, te fala andej nga Surreli…

  6. O kryetari gjeji te vdekurit dhe binde saliun e jarin,bej nje pune te mire ne jeten tende te ngatarruar nga salihu

  7. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

  8. O dashamires cfare nuk shkon,mos ngatarro supen me byrekun se ndjehesh keq,te te rroje salihu ty se të tjerat rregullohen

    1. Kupto ot teveqel ‘i paemer’ I Pamend se bota nuk eshte nga Shqup te Kryeministria, aq sa ta kap ty ai truri sa nje kokerr bizele. Ka shume e shume me teper njerez pertej asaj guackes tende te militantit budall. Por ku kupton dot sera jote nga ky realitet, per ju dielli del e perendon pas Surrelit.

  9. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh per ty o loqe dashamires

  10. Dvorani ka kryer një krim, ashtu si edhe Brozi kishte kryer atëherë. Gjykatësi i kapur rob në vitin 2020 e ka kryer krimin në vitin 2011. Zëvendës- kryeministri i kohës, zoti Ilir Meta, u kap nga ministri Prifti, me zë e figurë, duke vjelur 700 mijë euro korrupsion. U ngrit më këmbë gjyqi i Gjykatës së Lartë, për të ‘dënuar’ Metën. Por natën përpara, kryeministri i asaj kohe, i shkoi publikisht në shtëpi Metës, dhe pinë verë…, asgjë tjetër. Të nesërmen Gjykata e Lartë vendosi se ‘vjedhja nuk ishte e vërtetë’, dhe pas kësaj 4 burra protestues u vranë te shkallët e zyrës së kryeministrit… Mes 5 gjykatësve të Gjykatës së Lartë, vetëm Adrian Dvorani votoi kundër farsës. Ky bëri krimin, ndërsa 4 të tjerët u tha se morën nga 1 milionë euro, dhe dolën faqebardhë.

    1. ….vazhdoje, vazhdoje historine or i paemer vazhdoje!
      Pastaj Edi Rama qe beri 21 janarin me ate video Meta-Prifti, me sebepciun e 21 janarit ndau qeveri me 2013 dhe….e zgjodhi President te Republikes!
      Coje pra gjer ne fund historine, mos te mbetet neper goje si ato bajgat qe ju fut perdite Rama me lopate

  11. O rrotekari historia vazhdon me kater qytetare te vrare dhe me vjedhjen e zgjedhjeve lokale te salihut e lulushit me media polici gjukate e kolegj,pastaj dhe ato qe thua ti shpellkari i salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *