• |
ide | kryesore

“Po e varim veten në litar”: presidenti i Lyon sulm frontal Ligës së futbollit

Sport



Ligue 1 është ndalur dhe Psg është shpallur kampion i Francës. Nuk ka mbaruar me keq: vendimi i marrë nga liga franceze e futbollit ka shkaktuar reagimet e shoqërive më të penalizuara. Ata që janë rrëzuar nga kategoria si Toulouse apo Lyon që mbeti jashtë Europës, gjë që e ka detyruar presidentin Aulas të dalë hapur kundër vendimit: “Po e varim veten në litar – ka komentuar ai -. Anullimi kushton shumë për shoqëritë dhe ligën vetë”.

Numri 1 i OL është gati të luftojë për të ndryshuar një vendim që e cilëson një gabim të rëndë, ashtu si presidenti i federatës franceze: “Jam krejtësisht dakord me atë që thotë Noël. Kërkon, ndryshe nga Liga, të arrijë në fund të kampionatit, e unë jam dakord 100%. Ishte fillimisht një gabim politik. Përse ky nxitim për të thënë se nuk mund të luhet para gushtit? Nuk e dimë nëse vendet e tjera do të kenë të njëjtin gjykim. Franca me sportin është si Franca me binzesin, është në kompeticion”.

Propozimi i Aulas është ai për të mbyllur sezonin me playoff e playout, por presidenti i Lyon duhet të mbrohet edhe nga akuzat e atyre që janë të bindur se nuk do shprehej kështu nëse Lione do të ishte në Europë: “Do kisha mendua njësoj. Nëse do ishim të dytët, do të mundoheshim të gjenim një zgjidhje përmes ndeshjeve për tu bërë kampion”.

Në përfundim Aulas nuk tërhiqet nga mendimi i tij: “Kërkoj që këto vendime të diskutohen në asamblenë e përgjithshme ose në atë të 23 majit. Për momentin, kërkoj të përdor arsyen e të konsultohem me UEFA-n. Nëse kampionati ndalon, si do të luajnë PSG e OL në fund të korrikut, në finalen e Kupës e pastaj në Champions League?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *