• |
ide | kryesore

Vidal shpërndan një postim që tregon klubin e ri: e fshin shpejt, po jo sa duhet

Sport



Arturo Vidal tek Inter? Po, por tek Inter Miami. Të paktën kjo është zgjedhja e bërë nga kileni, nëse duhet ti besohet asaj që mesfushori ka treguar gabimisht në rrjetet sociale. Lojtari i Barcelonës ka shpërndarë në fakt një story në Instagram, të Telemundo Deportes (një portal futbolli shumë i famshëm në Amerikën Jugore), në të cilin e afronin me klubin në pronësi të David Beckham përmes një sondazhi: “Do të ishte bomba e MLS?”.

Vështirë të thuash nëse bëhet fjalë për një mesazh vlerësimi për skuadrën amerikane, një mënyrë për të stimuluar tifozët e tij për të treguar cfarë mendojnë për këtë hipotezë, apo për një shpërndarje të gabuar. E sigurtë është se ish-lojtari i Juventus ka nxituar të fshijë story, por kur ishte shumë vonë dhe zërat e merkatos kishin ndezur rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *