Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme.
Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Më 15 mars, autoritetet vendase kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.
Vuçiç tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit Maj, ndërsa për Qershorin tha se do të konsultohen mjekët. Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.
Kijini inat po jepini hakun
Keta serbe vrases , kriminele por zgjedhje bejne. ne shqiperi Edi Rama do me qeversi me nje parlament te shkaperdheyr me 122 deputete te cilet i ka bere vete deputet 😀 nga 120 deputete 122 votojne pro Rames 😀
dge me bashki me 5 % pjesemarrje
kush eshte me i keq per populin e vet Vucici per Serbet apo RAma per shqiptaret.
pastaj shajeni vucic se eshte serb ? apo pse eshte shovinist:-D