• |
ide | kryesore

Dy të vërteta alternative për viktimat e pandemisë

-Instant, 1, Ide



Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri, edhe gjatë kësaj pandemie po përplasen dy të vërteta, ajo e qeverisë dhe ajo e opozitës, të cilat janë po aq larg realitetit sa njëra edhe tjetra.

Në njërin version, ashtu si të gjithë autokratët e ruzullit, Edi Rama ka nisur fushatën për të propoganduar se numri i ulët i viktimave nga Covid -19 është si pasojë e përballjes që kabineti i tij bëri me sëmundjen. Ai nuk do të njohë as mungesat dhe mashtrimet me maskat, as numrin rekord minimal të testimeve, që janë të domosdoshme sidomos për fazën e hapjes dhe as frikën e fillimit, se mos mbeteshim pa shtretër në reanimacion dhe pa respiratorë për të prekurit rëndë. Deviza e Ramës është sa populiste aq dhe e thjeshtëzuar: “po të mos ishin ndjekur masat që vura unë, do kishim pasur atë shifrën e llahtarshme të 18 mijë të vdekurve që ishte parashikuar”.

Lexo me tej:

Investigimi/ Mashtrimet më skandaloze të Ramës gjatë pandemisë

Nga ana tjetër, e shqetësuar se mos vala e butë e sëmundjes në vend i atribuohet si meritë armikut të saj më të madh, e kompleksuar nga propaganda sa e pandalshme dhe e pacipë e kryeministrit, opozita po i bie borive të një tjetër ‘të vërtete alternative”. Sipas asaj që tha Monika Kryemadhi të hënën në mbrëmje në “Open”, apo sipas asaj tek e cila këmbëngul prej kohësh Berisha, raporti i 31 të vdekurve dhe 570 të shëruarve është i trukuar, pasi tek viktimat nuk përfshihen ata që kanë ndërruar jetë gjatë muajve janar edhe shkurt, apo nga sëmundje të tjera që nuk janë shënuar si Covid-19. 

Ndonëse në ndonjë rast episodik ky pretendim mund të lërë vend për dyshime, kjo nuk e ndryshon aspak faktin se nga faza e parë e kësaj flame vendi doli me shumë pak dëme në jetë njerëzore.   

Pra konkluzioni është se përballja me këtë fatkeqësi shëndetësore, nuk mund të quhet as fitore dhe as dështim i qeverisë. Çdo përpjekje për të predikuar qoftë njërën dhe qoftë tjetrën është thjeshtë një mashtrim. 

Protesta në vendet ish komuniste të lindjes, kundër masave autokratike gjatë pandemisë

E vërteta është krejt e ndryshme dhe ajo konsiston në faktin se, tani për tani, për fatin tonë, ne u renditëm mes atyre vendeve ku zjarri dhe furia e këtij ‘armiku’ nuk goditën me forcën e tyre më të madhe. 

Se përse ndodhi kështu dhe a do të kemi këtë fat edhe kur flama të rikthehet, a do të jemi po kaq të mbrojtur deri sa të mbërrijmë tek imuniteti i masës apo deri sa të shpiket vaksina, këto janë pyetje për të cilat përgjigjet nuk mund të kërkohen as në selinë e PS as në atë të PD-së.

Ai është një domen i kërkuesve, shkenctarëve dhe epidemiologëve. Vetëm ata do të jenë në gjendje të na thonë, ndoshta një ditë, se përse vendet ish komuniste u goditën më pak nga kryeqëndrat e zhvilluara të perëndimit, se përse Siçilia e prapambetur pati më tepër fat se Lombardia, se përse Gjermania Lindore nuk u prek aq fort sa Bavaria, apo Portugalia aq rëndë sa Spanja. 

Vetëm ata do të mund të na tregojnë, nëse kjo ka të bëjë me sjelljen e ndryshme sociale, me genet dhe konstruktin e gjithëkujt, apo ndoshta më politkat e vaksinimit.

Brenda kësaj enigme, ende të pa zbërthyer botërisht, gjentet edhe misteri i dëmeve të vogla në jetë njerzore që pati Shqipëria. Prandaj, të duash të luash duke e interpretuar atë, qoftë siç bën njëra palë dhe qoftë siç bën tjetra, është në rastin më të mirë qesharake. është të bësh politikë për shtresën më injorante që pret të bindet nga ajo që i thotë partia, pa dëgjuar më parë se në ç’përfundime ka arritur shkenca.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Bushat me behet qe ben nje analize teorike bazuar nga shtypi.Gjerat ashtu jane dhe te gjithe mundohen apo justifikohen sipas situates qe vjen.
    Askush nuk di gje ,te gjithe genjejne dje sot dhe neser.Rama eshte bere si pjese e lekures Shergenit por ama krahasuar me gallofin Basha ka me shume graso.
    Trumpi psh eshte genjeshtari me i madh qe ka patur Amerika,cdo dite mohon ate ate qe ka thene nje dite me pare .
    Ishalla gjendet vaksina(nqs gjendet?) se nga keto gallata do kemi perdite.Fevziu apo Eni apo Zheji etj etj koti na jane bere si gjinokollok apo si veteriner apo cfare te duash,Edhe pyetjet i bejne sikur vijne nga hena,kur ne fakt ka mjaft familje te verfera dhe pa asnje mbeshtetje/

  2. Sigurisht qe duke publikuar ju gazetaret lloj-lloj pordhe qe bejne politikanet, duke na i servirur pra ne jeten e perditshme si eksperte te gjithfarllojshem, na u dashka tani te thellohemi me faktin qe politikanet nuk merrkan vesh nga epidemia…..

  3. FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES,HASHIM THAQI NE KOSH TE PLEHRAVE thotë:

    Bravo bushatlli

    Sec kam pershtypjen qe ti shkruan shume perciptas

  4. Dikur, Saliu i quante gazetarët “prostituta të fjalës së lirë”, sot Edvini i quan “qenef, jashtënxjerrje, kazan”. Punë e tyre, janë në të drejtën e vet t’i quajnë ashtu.
    Liri e medias do të arrihet kur gazetarët do ta kërkojne atë, pra lirinë, duke u bërë bashkë kundër dy të parëve, e jo duke u strukur herë nën çadrën e njërit, e herë në të tjetrit, sipas bereqetit të rotacionit.

  5. Bushat , bravo per komentin e sakte , por ben nje “gabim” kur thua Rama shfrytezon populizmin.
    jo i dashur ajo ka kohe qe eshte tejkaluar
    Rama perdor tani LLUMIZMIN.
    Ai po tall bythen me ne fale ketij llumi qe po e ushqen me mjeshteri.

  6. Autori i këtij shkrimi duhet të bëjë vëzhgime më te gjera sesa ç’jep media pro shteterore apo “ekspertët mjekësor”. Shkrim jo i plote, pavarsisht aromës neutrale qe mundohet te japë.

    Dy shembuj: shikoni dokumentarët e dr. Rashid Buttar ose të dr. Judy Mikovits, sa nuk i kanë hequr akoma nga Youtube.

  7. KJO QEVERI OSE ME SHKURT RAMA ESHTE KRIMINEL MBYLL SANATRIUMUN E VETEM NE SHQIPERI DHE E KTHENE NE QENDER KOVIT DHE 20000 MIJE NJERZE TE PREKUR NGA TERBUGULOZI RRINE NE SHTEPI PA NDIHEM SEPSE NUK MUND TE BENTE NJE SPITAL TJETER APO NJE INSITUTICION TJETER POR ATE KISHTE QELLIM TA MBYLLTE ,SA PER MASAT PROPOGANDEN E TIJ UNE PERSONALISHT JAME MESUAR ME TE NGA AI CFAR SMUND TE PRESISH.TRADHETI,KRIM,HAJNI,DIKTATUR,SPIUNAZH,SORJAN, RILINDJA SEKTI ME I KEQ SE CDO SEKT TJETER.
    UNE NE FAKT SHKRUAJ NE KETE PORTAL SEPSE ESHTE PA HILE PA PENGESA POR JO SE NUK I KONTROLLON QEVERIA TE GJITHA KOMENTET SEPSE KA 700 TE RINJE 90% VAJZA QE KETE PUNE BEJNE GJERMOJNE TE GJITHA RRJETET SOCIALE DHE KOMENTET E TYRE .POR KJO QEVERI JO DUHET RREZUAR POR DUHET TE IZOLOHET SEPSE VETEM VIRUS TE TIPIT JOLEZA SHPERNDAN MBI KETE KOMB.

  8. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, thotë:

    Rama e di fort mire se Shendetesine e ka dergu ne vdekje klinike me ato koncesionet e atij ish-basketbollistit Daum Lilke Beqo. Dhe e vetmja alternative ishte kycja ne karantine. Gje qe i garanton dhe lezetin e dikurshem te Enverit “Te jetojme si ne rrethim”.
    Mbani mend, i fundit ne glob do ta heqe karantinen Edi Rama. Ajo karantine atij i garanton shtyrje pushteti, pa karantinen ai e pushteti i tij jane si peshku ne zall se nuk tregon dot me perralla me Lojra Lufte e Armiq te padukshem.

  9. Paqja e zgjatur me Metën, e cila ngjalli jo pak hilaritet tek opozitarët e Bashës, duket se është një skemë e menduar për të shkuar më tej.

    Nesër në mbrëmje për shembull, do të jetë mysafir tek një televizion i ri, që blenë like në Azi dhe Kinë të duket i shikuar, ndërkohë që normalisht ka 300 shikues ne transemtim direkt online, dhe që është investim direkt i familjes Berisha, me zyra të përkohëshme në pallatin e familjes Meta.

    Redaksia është dukshëm një lavatriçe e parave të korrupsionit të Berishës dhe Metës, por Rama e ka përzgjedhur ta legjitimojë si televizion normal, pasi me sa duket i duhet përballë Meta e Berisha.

    1. Të gjitha fantazitë tënde janë të kjarta si drita e pishës, po a mund të na e shpjegosh domethënien e fjalës “hilaritet” ?

  10. Prej disa ditësh, familjet Berisha-Meta kanë hapur një television të ri, të cilin ia kanë besuar Çim Pekës.

    Bëhet fjalë për një investim miliona euro, burimi i të cilave nuk dihet se nga vjen.

    Pronari në hije i këtij TV është Shkëlzen Berisha, ndërsa zyrat i ka tek pallati i Ilir Metës në “Astir”.

    Por, pavarësisht origjinës së dyshimtë të parave me të cilat është ngritur ky TV, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta “legalizojë”.

    Ai do të jetë sot në këtë TV, për të dhënë një intervistë për Çim Pekën.

    Ndoshta Rama do të tregojë, që begenis edhe kundërshtarët e tij më të egër, por kjo nuk e justifikon faktin, që po “legalizon” një media ku hidhen miliona euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe që tani po pastrohen nëpërmjet këtij investimi të familjeve Berisha-Meta.

  11. PD e Bashes sot te jep pershtypjen e nje ushtrie mbledhur ne nxitim e siper, te pa veshur, te paarmatosur, me shume e frikesuar se sa e vendosur, indiferente ne shumice. Krejt e kunderta me PS. 180 grade e ndryshme. Kjo pra eshte sfida e Lulzim Bashes. Duhet te ndryshoje. Duhet te jete i vertete. Duhet te jete real. Duhet te jete i ndershem. Duhet te jete i sinqerte. Duhet te kete strategji te prekshme dhe jo virtuale. Vetem keshtu mund te kete shans per te rivalizuar Ramen. Nuk ka ne dore vetem pushtetin e PD a te ardhmen e tij, por ka ne dore demokracine, qe vjen si me fitoren, si me humbjen dinjitoze. Demokracia ka me shume rendesi se sa disa drejtore a ministra qe nuk ngopen duke brejtur parate publike, si minjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *