• |
ide | kryesore

Berisha: Marrëveshja Kosovë-Serbi është kushtëzuar fund e krye nga dosja “Thaçi”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në intervistën e dhënë në A2, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për situatën në Kosovë, ku janë shënuar precedentë të ri edhe në kohë pandemie.

Për ish-kryeministrin e Shqipërisë, gjithçka që është duke ndodhur në Kosovë është e lidhur me dosjen “Thaçi” dhe “lëkurën e tij”.


“Në asnjë rrethanë, unë nuk jam implikuar në problemet e brendshme të Kosovës, e cila në fakt është gjysma e zemrës dhe e shpirtit tim. Janë bërë disa zgjedhje, por ajo që është e vërteta, janë ndjekur procedura kushtetuese. Kosova ka dëshmuar në këto 10 vite një shtet ligjor, atë që në Shqipëri është shkatërruar nga Edi Rama.

Pa patur dëshirë të futem në problemet e brendshme të Kosovës, unë mund të them se shteti ligjor atje funksionon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë konsideruar dhe nuk i konsiderojnë shkëmbimin e territoreve dhe të ndryshimit të kufijve. Sipas argatëve të Beogradit, në Prishtinë dhe në Tiranë, gjithçka diktohet nga ndryshimi i kufijve. Kush gënjen tani? Unë nuk besoj se përfaqësuesit e SHBA-së gënjejnë. Gënjeshtrat këtu i përsërit ‘Trojka’ sepse kjo është marrëveshja që Miladini shqipfolës, me ndërmjetësimin e Edi Ramës dhe Baton Stanishiqit, ka bërë me Vuçiç dhe kjo marrëveshje është kushtëzuar fund e krye nga dosja “Thaçi”, të cilën e ka fletë për fletë Beogradi. Në besimin tim, gjithçka që zhvillohet është e lidhur me atë dosja dhe për lëkurën e tij. Unë nuk e di që ai të ketë kryer krime, por e di që ai është nën hetim sepse është bazë e ngritjes së Gjykatës Speciale. Unë di që Dick Marty të akuzuar kryesor në raport ka pasur Thaçin. Unë e kam kundërshtuar fortë atë raport. Por është ndjekur rruga e plotësimit të kërkesave të Beogradit. Kjo është për mua një gjë e rëndë”, u shpreh Berisha.

Unë mendoj se shkëmbimi i kufijve do të ishte një ngjarje destabilizuese. Çdo luftë në Ballkan është bërë për ndryshim kufijsh dhe kjo është një luftë me zjarrin. Një problem themelor në këtë proces përfaqëson vetë Miladini shqipfolës, i cili mashtron botën për lëkurën e tij. Sa do të shkojë kjo, unë nuk mund të them, por mbetem i bindur se shkëmbim territoresh nuk do të ketë”, u shpreh Berisha.

5 Comments

  1. KREJT E DREJT,HAS THAQI ME ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMEN JANE DUKE E GATUAR KETE QORB TE RREZIKSHME PER POPULLIN SHQIPTAR ,POR ALBIN KURTI ESHTE ENDE GJALLE DHE NUK DO TE LEJOJ TE NDODHE

  2. Ke kujton se gejnen ti o te dhjefsha te gjithe shpirtin dhe zemren tende.
    Ti ke nderhyre aq shume dhe aq keq per Kosoven sa qe forcat paqeruajtese ty dhe vetem ty nuk te lejuan te kaloje kufirin shqipetar per te mare pjese ne manifeshtimin e pavaresise se Kosoves.
    Kaq shpejt mendon ti se harroen keto ndeshkime te turpshme jo vetem per ty po per c’do shqiptar te ndershem!?

  3. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh,o saleh ndigjo cfare ka thene Borelli per kufijt

  4. Dvorani ka kryer një krim, ashtu si edhe Brozi kishte kryer atëherë. Gjykatësi i kapur rob në vitin 2020 e ka kryer krimin në vitin 2011. Zëvendës- kryeministri i kohës, zoti Ilir Meta, u kap nga ministri Prifti, me zë e figurë, duke vjelur 700 mijë euro korrupsion. U ngrit më këmbë gjyqi i Gjykatës së Lartë, për të ‘dënuar’ Metën. Por natën përpara, kryeministri i asaj kohe, i shkoi publikisht në shtëpi Metës, dhe pinë verë…, asgjë tjetër. Të nesërmen Gjykata e Lartë vendosi se ‘vjedhja nuk ishte e vërtetë’, dhe pas kësaj 4 burra protestues u vranë te shkallët e zyrës së kryeministrit… Mes 5 gjykatësve të Gjykatës së Lartë, vetëm Adrian Dvorani votoi kundër farsës. Ky bëri krimin, ndërsa 4 të tjerët u tha se morën nga 1 milionë euro, dhe dolën faqebardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu