• |
ide | kryesore

Bundesliga starton në 15 maj: nesër Qeveria jep aprovimin

Sport



10 rastet e pozitivitetit të regjistruara në 1724 tamponë e video shokuese e Salomon Kalou nuk ndalojnë rikthimin e Bundesligës, që do të jetë i pari ndër 5 kampionatet europiane që do të rifillojë. Sipas Reuters e Bild, telekonferenca mes Landeve në program nesër e kancelares Angela Merkel, duhet të zyrtarizojë 15 majin si data e rikthimit në fushë. Kampionati do të mbyllej kështu brenda 30 qershorit.

Sipas të përditshmes gjermane mbetet akoma për tu vendosur nga cila datë duhet filluar. Një mundësi është ajo për të rifilluar turneun aty ku ishte ndërprerë (java e 26); alternativa është të ndiqet kalendari origjinal, që për fundjavën e 15 majit parashikonte të diskutohej java e 34 dhe e fundit. Sidoqoftë, ajo që duket e qartë është se 9 javët e mbetura do të zhvillohen normalisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *