• |
ide | kryesore

De Bruyne kërkon të luajë me Ronaldo e në Champions, por kushton 100 milionë

Sport



Kevin De Bruyne ka ndezur merkaton me deklaratën e dhënë në një intervistë për një të përditshme belge, ku ka pranuar se dy vjet pa Champions League, mes koronavirus e skualifikimit për thyerjen e rregullave të Fair Play financiar, janë shumë e se një skenar i tillë mund ta detyrojë të largohet drejt një tjetër klubi të madh, në nivelin e Citizens. Kaq ka mjaftuar që Juventus të kthejë vëmendjen nga një lojtarë në kulmin e karrierës, por që kërkon të fitojë trofe të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Mesfushori i Manchester City është në pritje të vendimit të ankimimit të bërë nga klubi anglez në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por ndërkohë ka filluar të interesohet për të ardhmen. E në këtë pikë kthehet në kujtesë një tjetër frazë e belgut në fund të muajit prill, që bëri të ëndërrojnë tifozët bardhezinj: “Më pëlqen të luaj me sulmues si Cristiano Ronaldo. Për mënyrën si interpretoj rolin, sulmuesit janë të rëndësishëm. CR7 do të conte në majë numrin e asist, mund të bëja krosime edhe në tre metra lartësi e ai do ti arrinte njësoj”, duke kujtuar golin e jashtëzakonshëm të portugezit kundër Sampdorias.

Drejtuesit e kampionëve të Italisë kërkojnë një okazion në merkato dhe De Bruyne është piëkrisht i tillë, për më tepër që Sarri e vlerëson shumë futbollistin: nëse është dikush ideal për të përforcuar mesfushën bardhezi është piëkrisht De Bruyne, që mund të luajë në të gjithë rolet e repartit pa asnjë dallim. Natyrisht paratë, e kartonit dhe pagës janë problem më i madh për tu kaluar, por nëse skualifikimi i Uefas për Citizens konfirmohet Juventus do të vihet në lëvizje, duke filluar nga një qartësi se kartoni i belgut vështirë se zbret nën 100 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *