• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush është personi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja për personin e arrestuar si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe miku i tij Landi Muharremi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Këtë të martë në pranga u vu Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Ai dyshohet nga prokurorët e SPAK si bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes pasi ka ndihmuar në largimin e tyre nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin. 29-vjeçari i arrestuar sot ka qenë në shoqërinë e Redjan Rrahjes para dhe pas atentatit ndaj prokurorit.

Për këtë arsye mendohet se Ariol Halilaj të ketë përkrahur autorin pas krimit. Redjan Rrahja ishte deri tani i vetmi i arrestuar si autor i këtij atentati. Për të arrestuarin e ri Ariol Halilaj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Ariol Halilaj është identifikuar pasi në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor është fiksuar duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redian Rrajën. Edhe pak momente përpara arrestimit të Rrajës, ai ka qenë në shoqërinë e Halilajt, i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje që po hetohen nga policia.

Ariol Halilaj është mbajtur në përgjim për disa kohë dhe nga tabulatet e telefonit të Rrahjes policia ka arritur në përfundimin se Halilaj është shoferi që i ka larguar nga vendi ku braktisën makinën që bënë atentatin si dhe mendohet se ka mbajtur Rrahjen në shtëpi.

Atentati ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit. Pas ngjarjes policia gjeti në fshatin Shkafanë të Durrësit një automjet tip “Benz”, me targë AA342LM të braktisur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Brenda makinës kishte dy kallashnikovë dhe një bidon me benzinë. Në makinë u gjetën edhe një palë syze me shenjat e gishtave të Rredjan Rrajës që çuan në arrestimin e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *