• |
ide | kryesore

Flet Meta: KLGJ nuk më ka kthyer ende përgjigje për mandatin e Dvoranit

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka folur për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kreut të KED-së, Ardian Dvoranit. Por KLGJ në një rast të paprecedentë nuk arriti të marrë një vendim duke kërkuar edhe mendimin e ndërkombëtarëve të misioneve OPDAT dhe Euralius.

Në një intervistë për Ora News, Meta tha se KLGJ nuk i ka dhënë ende një përgjigje zyrtare se çfarë është bërë me kërkesën e tij edhe pse është e qartë se mandati i Dvoranit ka mbaruar prej kohësh dhe se tashmë duhet të largohet me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj.

“Së pari unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë. Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh. Unë skam marrë përgjigje akoma.

Pres përgjigje. Nuk i kam dërguar asnjë kërkesë ndërkombëtareve apo OJQ-ve ndërkombëtare. Ne e shkelim vetë Kushtetutën për radhën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutës, jo për këtë rast. Unë i kam bërë një shpresë zyrtare KLGJ-së. Nuk duhet ta bëja unë, pasi kjo çështje duhet të zgjidhet 24 orë pas emërimit të z. Sadushi. Tani janë tashmë 3 gjyqtarë, ndërsa mandati i katërt i takonte z. Zaganjori. Unë pres përgjigje nga KLGJ. Jam i qetë!”, – u shpreh ndër të tjera Meta.

Mandati i Dvoranit ka sjellë përplasje në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zhvilluar online. 4 anëtarë mbështetën kërkesën e Presidentit Meta, por 7 anëtarët e tjerë mbështetën kërkesën e Dvoranit, që t’i vihet në dispozicion e gjithë korrespondenca mes KLGJ dhe Presidentit për emërimin e 3 anëtarëve të rinj.

Dvorani pretendon se me emërimet e reja, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka plotësuar 3 nga 4 vakancat që u takojnë juristëve të spikatur. Në një letër drejtuar KLGJ ai thotë se vetëm kur të plotësohet edhe vakanca e katërt, ai mund ta lerë detyrën. Po ashtu, ai shprehet në letrën e tij, se KLGJ nuk ka kompetencë për ta shkarkuar.

Si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë, deri në emërimin e 3 të tjerëve, Dvorani ka drejtuar për 2 vite me radhë edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një detyrë kjo që e ka përplasur edhe me Presidentin Meta, në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Dvorani ka kryer një krim, ashtu si edhe Brozi kishte kryer atëherë. Gjykatësi i kapur rob në vitin 2020 e ka kryer krimin në vitin 2011. Zëvendës- kryeministri i kohës, zoti Ilir Meta, u kap nga ministri Prifti, me zë e figurë, duke vjelur 700 mijë euro korrupsion. U ngrit më këmbë gjyqi i Gjykatës së Lartë, për të ‘dënuar’ Metën. Por natën përpara, kryeministri i asaj kohe, i shkoi publikisht në shtëpi Metës, dhe pinë verë…, asgjë tjetër. Të nesërmen Gjykata e Lartë vendosi se ‘vjedhja nuk ishte e vërtetë’, dhe pas kësaj 4 burra protestues u vranë te shkallët e zyrës së kryeministrit… Mes 5 gjykatësve të Gjykatës së Lartë, vetëm Adrian Dvorani votoi kundër farsës. Ky bëri krimin, ndërsa 4 të tjerët u tha se morën nga 1 milionë euro, dhe dolën faqebardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *