• |
ide | kryesore

Inter refuzon ofertën e Barcelonës: Lautaro ndjek negociatat nën stres

Sport



Vazhdon konfrontimi i merkatos mes Barcellona e Inter për Lautaro Martinez. Nëse në Spanjë janë të sigurtë se argjentinasi do të vishet blaugrana, në frontin italian rritet më shumë se një dyshim. E sigurtë është se po negociohet mbi bazën e një pjese ekonomike plus një teknike, për të përmbushur kërkesën e zikaltërve. E në të dy rastet ka ende diferencë, ndaj dhe oferta e parë e katalanasve u refuzua nga klubi italian, duke mbajtur në ankth Lautaron, që mezi pret të luajë krah Messi.

Barça dëshiron të ndalet në 60 milionë plùs dy lojtarë, ndërsa Marotta kërkon pjesën cash mes 70 e 80, pa llogaritur lojtarët në shkëmbim. Një diferencë jo shumë e madhe e që mund të plotësohet edhe në nivelin e lojtarëve që përfshihen në tratativë. Emrat e Firpo e Todibo nuk joshin zikaltrit, që kërkojnë të sjellin në San Siro Arthur e Semedo. Nëse përfshihen në bisedime peshat e rënda Vidal apo Griezmann, situata natyrisht që zhbllokohet më me lehtësi.

Tani duhet kuptuar për sa kohë mund të vazhdohet të diskutohet. Barcellona kërkon të zgjidhë gjithcka deri në mesin e majit. Nuk është kaq e lehtë, duke parë se ndërkohë duhet menduar edhe si të mbyllet ky sezon i trazuar. Ndërkohë, tekniku i parë i Lautaros në kohët e Racing ka sponsorizuar transferimin e tij në Liga: “Duhet të shkojë tek Barcellona. Eshtë i përshtatshëm me Messi e Suarez”, ka thënë Diego Cocca për Sport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *