• |
ide | kryesore

Iu zbërthye kopsa e këmishës, Kumbaro flet për incidentin para parlamentit

Paparazzi



Deputetja Mirela Kumbaro ka folur në lidhje me incidentin e javës së kaluar në parlament, kur zbërthimi i një kopsë të këmishës së saj mori vëmendjen e rrjeteve sociale. Në një intervistë për emisionin “Rudina”, ish-Ministrja e Kulturës u tregua e pakënaqur që mediat nuk ia kursyen titujt për këtë incident.

“Ju e quajtët “lajm”, por do të më lejoni t’ju korrigjoj, është vetëm një banalitet, por po të ishte vetëm një banalitet nuk do të ishte problem, kur këto bëhen seksiste dhe bëjnë objekt të debateve të diskutimit, gratë, qofshin këto moderatore si ju, gazetare, politikane, apo artiste, dëshmojmë ende për një nivel shumë të ulët të emancipimit në radhë të parë të mediave.

Mua më erdhi mirë që atë ditë pati shumë portale që u morën me fjalën time, sikurse u morët edhe ju me faktin që duhen hapur muzetë, me problemet e artistëve, me shqetësimet e librit, me kërkesën që unë bëra për të ulur tatimin mbi të ardhurat e artistëve, për t’i lehtësuar ata.

Natyrisht që më pas banaliteti dhe mediokriteti është ende për fat të keq një virus shumë i rëndë, i cili nuk ka për të dalë me karantinën, do të na duhet një luftë e gjatë emancipimi për të luftuar ndaj këtyre qëndrimeve.

Që një pjesë mediokre të merret me to, sigurisht na duhet të bashkëjetojmë me mediokritetin, por kur pastaj mediat përpara sesa të japin lajmet të cilat vërtetë i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete, unë nuk kam asnjë lloj kompleksi, asnjë lloj problemi, thjeshtë më bën të qesh. Mendoj që… e injoroj, kaq.

Turpi është një ndjenjë që duhet të na vijë nga veprime të cilat në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme në i bëjmë në dëm të dikujt, në dëm të shoqërisë, apo duke shkelur ato parime me të cilat pretendojmë se bashkëjetojmë në shoqëri.

Çdo gjë tjetër që ka të bëjë me pamjen, me incidente, me trupin, me veshjen, me flokët, me këmbët, me kokën, me pjesët e fshehura apo të pafshehura, nuk mund të jetë pjesë e turpit, është pjesë e jetës, sepse jemi të gjithë njësoj.

Nëse ka një gjë që nuk më ka ngjallur kurrë turp është trupi im, kështu që të gjitha zonjat, por edhe zotërinjtë duhet t’i kenë komplekset apo emocionet e tyre të sikletshme në lidhje me pamjen, por në lidhje me veprat, me mendimet, me fjalët që thonë” – thga Kumbaro. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *