• |
ide | kryesore

Juventus tall Interin me kampiontin e humbur ndeshjen e fundit: përgjigjen e 5 majit e jep Materazzi

Sport, Video



Data 5 maj vazhdon të ndajë tifozët bardhezinj me ata zikaltër. Për Juventus mbetet për gjithnjë dita e titullit numër 26, që erdhi me fitoren kundër Udinese e njëkohësisht humbjen e Inter kundër Lazios në javën e fundit, në një nga përmbysjet më të jashtëzakonshme të historisë së Serie A. Për Inter, ndërkohë, përfaqëson ditën e fitores së Kupës së Italisë 2010, shkalla e parë në ngjitjen e asaj “Triplete” që mbetet edhe sot një arritje e pabarazuar në Itali.

Përplasjet e tifozëve në rrjetet sociale, 18 vjet nga i pari i dy episodeve, nuk kanë munguar edhe në këtë përvjetor, që është pasuruar edhe më shumë nga një batutë e kundërbatutë: Juventus ka publikuar një sintezë video të asaj pasdite të paharrueshme, me festimet e Del Piero, Conte e të tjerëve në përfundim të takimit. Atë në të cilën, Materazzi i përlotur i ankohej lojtarëve të Lazios përse nuk toleruan, duke i kujtuar fitoren që i pati dhënë kur luante me Perugia, duke mundur bardhezinjtë në javën e fundit…

Ndoshta edhe për këtë fakt, ish-mbrojtësi, nga ana tjetër, është përgjigjur në mënyrën e tij, duke postuar fotot e finales së Kupës e duke e kujtuar si “lindja e Tripletës sonë, mbrëmja që nuk ka mbaruar ende e ëndërrës tuaj më të keqe”. Në fund, edhe kjo është e bukura e futbollit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *