• |
ide | kryesore

Klauzola Real, që nuk lë të qetë PSG: Mbappe pranë rinovimit

Sport



Kylian Mbappé është një hap larg rinovimit me klubin e tij Paris Saint Germain. Sipas “AS” Mbappé po e ndërmerr vërtetë këtë lëvizje, por brenda akordit ka një klauzolë që i lejon Real Madrid të mund të blejë sulmuesin. Florentino Perez ishte gati ta merrte Mbappé në Madrid në 2021, por kriza botërore i ka tronditur planet e klubeve më të pasura, duke frenuar dëshirën e presidentit të Real për të sjellë në Bernabeu si një galacticos sulmuesin e Paris Saint Germain.

Rinovimi i mundshëm i kontratës, dukej se i shkatërroi ëndërrat e Zidane për të patur në dispozicion sulmuesin e talentuar francez. Por, sepse ka gjithnjë një por, klauzola e kërkuar nga vetë Mbappé, sipas së cilës mund të lirohet në rast të një thirrje nga klubet më prestigjoze europiane, i jep akoma shpresë klubit madrilen.

Francezi është futbollisti më i kërkuar në botë, pasi në javët e fundit zërat e merkatos kanë ngritur tymnajën e një krizë të sulmuesit me Psg, shkaktuar nga vullneti për të mos rinovuar kontratën në skadencë në 2022. Kampioni i botës ka qenë gjithnjë ëndërra e ndaluar e Real Madrid, por tani në lojë është futur edhe Liverpool e Juventus, duke detyruar francezin të thyejë heshtjen me një mesazh të kriptuar në Tëitter. “Të gjithë flasin, por asnjë nuk e di. Më mungon Psg” kishte deklaruar ai, duke hapur rrugën e rinovimit, që në fakt ka një kleckë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *