• |
ide | kryesore

Pipero: Koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në shkurt

Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka dhënë komentin e tij lidhur me debatin se kur ka hyrë COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero tha se ai nuk beson që virusi ka hyrë më para se mesi i muajit shkurt në Shqipëri.

“Ky është një diskutim që duhet të bëhet mes ekspertëve në përfundim të pandemisë. Diskutimi në media nuk sjell ndonjë përfundim, pasi mjekët sjellin faktet në distancë dhe nuk mund të arrijmë në ndonjë përfundim të saktë. Virusi në vendin tonë ka qarkulluar në fund të muajit shkurt, unë këtë e mbështesë në një analizë, duke parë përhapjen në rajon, por dhe në aspektin klinik”, u shpreh mjeku.

Zyrtarisht në vendin tonë rastet e para janë identifikuar në 9 mars. Pak ditë më parë Franca dhe Italia pranuan se koronavirusi në vendet e tyre ka qarkulluar që në muajin dhjetor. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. EJI VEGEL QORRE E QEVERIS O PLLUMB VIRUSI NE SHQIPERI KA QARKULLUAR QE NE DHJETOR POR PER KETE SKE FAJ TI DHE AS QEVERIJA POR KRIMI QENDRON TEK JU TANI PSE GENJENI DHE CFAR FITONI RRI DOKTORR MOS U BEJ VEGEL E OLIGARTEVE. KOT SEKOTI

  2. si nuk ka turp e vazhdon me mashtrime.e kam then ne komentet e mia para dy muajve se ky eshte mashtrus e i poshter qe tallet me njerzit.nuk i kuptoj gazetaret e gazetat qe vazhdojne ti japin perkrahje kesaj ndyresire

  3. e rrite me 1 muaj, e qerrata?
    Po PaRtija jone Heroinike ia tregoi vendin Virusit Imperialist e Revizionist dhe nuk e pranoi deri pa mbaruar Kongresi I Gruas Socialiste te Rilindur, ne Mars!
    Keshtu qe bej nje autokritike te shendoshe Shoku Pipero dhe hiq dore nga shfaqjet mikro-borgjeze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *