• |
ide | kryesore

Protesta në vendet ish komuniste të lindjes, kundër masave autokratike gjatë pandemisë

-Instant, Kryesore, Lajme



Koncert me buri makinash në rrugët e Budapestit, tringëllima kusish në Beograd, marshime në pragë, parakalim me biçikleta në Lubjanë, tubime në kufinjtë polakë…Në Europën lindore ish komuniste, reagimet kundër masave autoritariste të marra nga qeveritë për të luftuar me koronavirusin janë rritur ndjeshëm.
“Këto lëvizje po dëshmojnë për një shqetësim në zmadhim se shtetet po e shfrytëzojnë betejën me pandeminë për të forcuar pushtetin e tyre” shkruan gazeta franceze le Monde në një shkrim që Lapsi.al e ka lexuar. Megjithëse këto zona nuk janë ndër më të prekurat nga virusi vdekjeprurës masat e mara nga udhëheqësit për shumkënd evokojnë të shkuarën e errët komuniste.

Koncert kusish
Një nga lëvizjet më të forta ka nisur në Serbi ku presidenti autoritar Aleksandar Vuçiç po merr si shembull modelin kinez. Vuçiç që ka praktikuar të njëjtat masa si Edi Rama në Shqipëri, që nga mbyllja e qytetarëve në shtëpi në mbrëmje e deri tek izolimet totale përgjatë fundjavës konsiderohet nga le Monde si një lideri “i njohur për praktikat autoritariste në qeverisje”. Në Serbi një gazetare është arrestuar pas një artikulli për mungesën e paisjeve mjeksore në spitalin e Novi Sadit.
“Qeveria ka marrë masat më drastike në Eurpoë dhe e shfrytëzon këtë situatë me parimin përça e sundo si dhe për të heshtur zërat kritikë. Vuçiçi del përditë ne TV për të përgatitur fushatën elektorale të radhës” i ka thënë gazetës franceze Dobrica Veselonovic drejtuesi i një lëvizjeje ekologjike qytetare.

Lexo me tej:

Krahasimi/ Rama dhe Vuçiç me strategji të njëjtë propagande për koronavirusin

Që prej të martës në 26 prill ne ora 20 05, ai godet çdo mbrëmje mbi kusi, menjëherë pas seancës për duartrokitjen e mjekëve. “është një metodë që serbët e përdornin për të protestuar kundër Millosheviçit në vitet ‘90” thotë ai. Partizantët e pushtetit i’u përgjigjën me anti mitingje ne formë koncertesh, deri të dielën në 3 maj kur Vuçiç vendosi për lehtësimin e masave izoluese me rënien e numrit të infektimeve.

Në kryeqytetin Sloven Ljubjanë 3000 njerëz parakaluan me biçikleta ditën e 1 majit. Ata fishkëllyen liderin Janez Jasna, një admirues i Viktor Orbanit dhe Trumpit, i cili u bë kryeministër në ditët e para të krizës sanitare. Ai ka përfituar nga kriza për të ofenduar gazetarët dhe mediat e pavarura. Gjatë manifestimit qytetarët slloven protestuan edhe kundër masave të kufizimit të OJF-ve ambientaliste, kundër projekteve në infrastrukturë.

Në Hungarinë fqinje mënyra e ‘rrebelimit” qe me buritë e makinave. Çdo të hënë në mbrëmje ata rrotullohen në një kryqëzim poshtë dritares së zyrës së kryeministrit Viktor Orban, në Budapest. “Këtu kemi pasur gjithmonë mundësinë për të shkuar tek berberi, por jo për të manifestuar” i ka thënë të përditshmes francese deputeti i opozitës Akos Hadhazy. Ata denoncojnë vendimin e Orbanit për ti kthyer të sëmurët rëndë nga spitali në shtëpi, mungesën e testeve dhe propagandën qeveritare për vendin më të suksesshëm në Europë. Kundër këtyre manifestimeve pushteti ka përdorur policinë që gjobit me 50 euro ata që i bien pa shkak borive.

Në Poloni qe mbyllja e kufinjve ajo që shkaktoi protesta që prej 25 prillit. Në Siezin një qytet pranë Çekisë, u zhvilluan “shëtitje” të organizuara përgjatë lumit ozla dhe urave me emrin e vllazërisë dhe lirisë.

Në Zorzelek, qytet në kufi me Gjermaninë protestuesit kanë maiifestuar kundër ndarjes së dhimshme të familjeve ndërkohë që që kur Polonia është në BE, qytetit funksiononte si një i vetëm me pjesën gjermane. Në një farë mënyrë puntorët ndërkufitarë fituan sepse qeveria vendosi të mos i vazhdonte masat izoluese përtej 4 majit.

Marshim kundërshtues

A Prague, le 29 avril, un manifestant demande la démission du premier ministre Andrej Babis.

Nje protestues ne Prage duke kerkuar dorheqjen e kryeministrit

Në Pragë, organizata miliona momente për demokracinë që ishte organizatorja e tubimeve të rralla kundër kryeministrit çek Andrej Babis, përgjatë vitit 2019 , ndërmori një marshim në parkun Letna.
Ndonëse Çekia ka vetam 249 të vdekur lëvizja e kundërshtin kryeministrin për mënyrën e tij të komunikimit dhe për konfiktin e interesit në blerjen e paisjeve mjeksore. Babis i cili e ka humbur shumicën në parlament u detyrua nga opozita ta shkurtonte kohën e masave të jashtëzakonshme.

©Lapsi.al/ Burimi Le Monde



11 Comments

  1. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

  2. Ska vetem ne vendet e lindjes protesta, re amerike ka protesta kunder masavee mbylljes, ne gjerm i kishte javen qe shkoi ne Berlin, ne france gjithashtu

  3. Gazeta franceze “Le Monde”, është një gazetë e vjetër majtiste e nuk më çudit që paska komentuar për “protestat” kundër qeverive të djathta, në disa vende ish komuniste.
    Por po kjo gazetë, ka pranuar dështimin e qeverisjes socialiste të Macronit, në raport me qeverisjen e suksesëshme të Merkelit në Gjermani, që është një qeveri e qendrës së djathtë.
    Ish vendet komuniste , ndryshe nga vendet perëndimore, provuan në kurrizin e tyre diktaturat më të egra komuniste, të gërshetuara me vasalitetin nga komunistët rusë.
    E kanë të drejtën e Zotit popujt e këtyre vendeve, që kanë votuar qeveri të djathta e nëse këto qeveri ju bien kokës ish kriminelëve të diktaturës komuniste, kjo është një e drejtë demokratike bazuar mbi ligjet e drejtësisë për të ndëshkuar krimin e nuk ka sepse të konsiderohet si “shkelje e të drejtave” të kriminelëve.
    Fatkeqësisht, në Shqipëri ka funksionuar ndërhyrja e eurosocialistëve për të sjellë e mbajtur në pushtet, një mazhorancë socialiste prej majmunësh, që i binden diktatit të një diktatori karagjoz.

  4. Dvorani ka kryer një krim, ashtu si edhe Brozi kishte kryer atëherë. Gjykatësi i kapur rob në vitin 2020 e ka kryer krimin në vitin 2011. Zëvendës- kryeministri i kohës, zoti Ilir Meta, u kap nga ministri Prifti, me zë e figurë, duke vjelur 700 mijë euro korrupsion. U ngrit më këmbë gjyqi i Gjykatës së Lartë, për të ‘dënuar’ Metën. Por natën përpara, kryeministri i asaj kohe, i shkoi publikisht në shtëpi Metës, dhe pinë verë…, asgjë tjetër. Të nesërmen Gjykata e Lartë vendosi se ‘vjedhja nuk ishte e vërtetë’, dhe pas kësaj 4 burra protestues u vranë te shkallët e zyrës së kryeministrit… Mes 5 gjykatësve të Gjykatës së Lartë, vetëm Adrian Dvorani votoi kundër farsës. Ky bëri krimin, ndërsa 4 të tjerët u tha se morën nga 1 milionë euro, dhe dolën faqebardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *