• |
ide | kryesore

Rangnick ideon Milanin e tij: ja lista e blerjeve të reja kuqezi

Sport



Ralf Rangnick po punon për Milanin e ri. Në pritje të firmës mbi kontratë në akordin me Singer, tekniku-menaxher i ardhëshm kuqezi i ka idetë e qarta mbi ndërtimin e skuadrës 2020/21. Projekti i tij është për ti besuar lojtarëve të aftë të gjenerojnë fantazi e konkretizim në mesfushë, si hungarezi Szoboszlai i Salzburg, e sulmuesve pa pika referimi si Goetze i Borussia Dortmund.

Për mbrojtjen, emri i nxehtë është ai i Upamecano i Leipzig. Mesfusha është natyrisht një nga repartet për tu përforcuar e përvec ardhjes së hungarezit, një lojtar me karakteristika të ngjashme me ato të Milinkovic-Savic, Rangnick po vlerëson mundësinë për të marrë Mandragora në Milanello. Përpara, përveç një basti joshës si ai për Goetze, autori i golit që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në 2014, nuk është një mister interesimi për Jovic, serbin e Real Madrid, e Dani Olmo, organizatorin e Leipzig.

Mbetet gjithnjë për tu vlerësuar e ardhmja kuqezi e Ibrahimovic, si për sa i përket dëshirës së suedezit për të qendruar tek Milan, ashtu edhe idesë së trajnerit të ri për ti besuar akoma një lojtari kaq totalitar në përcaktimin e strukturës ofensive të një skuadre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *